Maqedoni, ligji për gjuhët zyrtare sërish para deputetëve

Maqedoni, ligji për gjuhët zyrtare sërish para deputetëve

11:12, 13/11/2017

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të vazhdojnë debatin për projektligjin e gjuhëve, ndërprerë për shkak të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten paralajmëroi se debati kuvendor për ligjin për gjuhët mund të ndërpritet vetëm nëse vjen propozimi për plotësim të vendeve ministrore në qeveri të Arben Taravarit dhe Ramiz Merkos, të cilët në zgjedhjet lokale u zgjodhën kryetarë të komunave.

Kuvendi para zgjedhjeve mbajti gjashtë vazhdime të mbledhjes së 15-të në të cilat u diskutua për ligjin për gjuhët.

Në rrjedhën e deritanishme të debatit për këtë ligj, opozita akuzoi se ligji është jokushtetues, se me të shkelen procedurat dhe se zbatimi i tij do të sjellë deri në dygjuhësi në gjithë shtetin dhe diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike. Shumica parlamentare, ndërkaq, pohon se ligji do të kontribuojë për rritje të bashkëjetesës në shtet, nuk e cenon karakterin unitar të shtetit dhe është në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Siç qëndron në arsyetimin e projektligjit, në tërë territorin e shtetit dhe në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, gjuhë zyrtare është edhe gjuha që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabeti i saj në mënyrë të caktuar me këtë ligj. Për përdorimin e gjuhës që e flasin më pak se 20 për qind e qytetarëve në njësitë e vetëqeverisjes lokale vendosin organet e njësive të pushtetit lokal/tetovasot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment