LDK e AAK ende pa marrëveshje për balotazhin e Prishtinës

LDK e AAK ende pa marrëveshje për balotazhin e Prishtinës

14:23, 08/11/2017
A+ Aa A-

Vetëvendosje dhe AKR-ja kanë arritur marrëveshje për garën e balotazhit në Prishtinë.

AKR-ja, që kishte 10 për qind të votave në Prishtinë do ta mbështes VV në garën e 19 nëntorit.

Por Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në balotazh me VV-në ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me partitë tjera që ishin në garën e Prishtinës.

Para disa ditësh ishin takuar Arban Abrashi, kandidati i LDK-së për Prishtinës dhe Arbër Vllahiu që ishte në garën e kryeqytetit nga AAK-ja.

Abrashi dhe Vllahiu pohuan se kanë pasur përafrime të qëndrimeve, por që nuk e kanë zyrtarizuar ende marrëveshjen.

Vllahiu i AAK-së ka thënë për lajmi.net se nuk ka ende asgjë të re për koalicionin.

Deri më tani pozicion nuk ka marr as PDK-ja për mbështetjen eventuale.

Lirak Çelaj që ishte kandidat i PDK-së, për Prishtinën fillimisht kishte shprehur opinion personal që do të mbështeste Abrashin, por që më vonë nuk pati më deklarime publike.

Përvec AKR-së, AAK-së dhe PDK-së partitë tjera në garën për Prishtinën kanë dal me rezultat të dobët, duke mos arritur të marrin vota më shumë se 1 për qind.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco