Si i dha zemër, Haradinaj, 'Grupit të Kumanovës': Nuk i ka dënuar Zoti, por njeriu ndaj mund të bëhet diçka

Si i dha zemër, Haradinaj, 'Grupit të Kumanovës': Nuk i ka dënuar Zoti, por njeriu ndaj mund të bëhet diçka

09:21, 04/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka dalë në shesh dje tek protestuesit dhe ka diskutuar me familjarët e të dënuarve në rastin Kumanova. Fillimi i komunikimit me ta nuk ka qenë edhe i qetë, pasi disa protestues filluan të brohoritnin “Hiqe Policinë…”.

Këtu ka ardhur në shprehje temperamenti i kryeministrit Haradinaj, i cili ka thirrur “Hej ti, që po pisket atje, mshele. Nëse doni të bisedoni, për atë jam këtu, mundem edhe të kthehem në zyrë”, shkruan Gazetametro.net.

Më pas Haradinaj ka folur me disa nga familjarët të cilëve u ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre, sepse siç ka thënë mund të bëni edhe gabime pasi “djemtë nuk janë këtu, por janë atje mshelun”.

Ai ka shprehur gatishmërinë që t’u ndihmojë në këtë rast, por është rezervuar të flasë me detaje para medieve. “Bëjeni një listë nga një për familje, dhe ejani në zyrë te unë. Aty do të diskutojmë më në detaje”.

Lidhur me kërkesën nëse vendimi i gjykatës maqedonase mund të ndryshohet, Haradinaj ka përdorur një shprehje popullore. “Shyqyr, Zoti nuk i ka dënu, por njeriu! Edhe mund të bëhet diçka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco