Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Maqedonia dënon me burgim të përjetshëm, 'Lagjen e Trimave' nën thirrjet: UÇK, UÇK, UÇK!

Maqedonia dënon me burgim të përjetshëm, 'Lagjen e Trimave' nën thirrjet: UÇK, UÇK, UÇK!

07:28, 03/11/2017
A+ Aa A-

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Ndërsa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg. njofton REL..

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gjykata Penale i ka liruar si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

Pjesëtarët e grupit të armatosur u largua nga salla e gjyqit para se të shqiptohej dënimi sepse ata filluan thirrjet “UÇK, UÇK, UÇK”.

Shqiptimi i aktakuzës u bë në masa të rrepta sigurie me ç’rast ndërtesa e gjykatës ishte e rrethuar nga të gjitha anët me pjesëtarët të forcave speciale policore.

Në të gjitha udhëkryqet e qytetit vëreheshin patrulla policore.

Në momentin që para Gjykatës, familjarët e tashmë të dënuarve prisnin jashtë vendimin, u paraqit një person i cili kërcënoi policinë me mjet eksploziv.

I njëjti menjëherë me ndërhyrjen e policisë u neutralizua duke u marrë nga autoritetet e sigurisë. Ende nuk është bërë e ditur se materiali që ky person kishte vendosur në brez- që ishte një pako me ngjyrë të verdhë- ka qenë eksploziv apo diçka tjetër. Policia ka thënë se është duke e hetuar këtë rast.

Avokati mbrojtës i të akuzuarve në rastin “Lagjja e Trimave”, Naser Raufi dënimet e shqiptuara i ka cilësuar si shumë të rënda, duke theksuar se së shpejti do të bëhen publike dhe për opinionin dëshmitë se ky rast ka qenë i inskenuar nga ana e shërbimeve sekrete të shtetit.

“Ne si palë mbrojtëse kemi dëshmi, madje këto dëshmi shumë shpejtë do të jepen. Aty dëshmohet se ky skenar është i shërbimit sekret.

Kemi informata serioze si dëshmi që dëshmojnë se struktura të shërbimit sekret janë të involvuara në skenarin e këtij rasti”, tha avokati Naser Raufi, duke bërë të ditur se pala mbrojtëse do të dërgojnë ankesë deri tek gjykatat tjera, për të kërkuar gjykim të drejtë ku do të dërgohen edhe prova konkrete.

“Ne besojmë se pas këtij aktgjykimi i cili nuk është korrekt dhe me shqiptimin e dënimeve drakonike përfaqësuesit ndërkombëtarë do të ndërmarrin masa dhe praktikisht do të involvohen në zbardhjen e këtij rasti të montuar”, tha Raufi.

Familjarët e të akuzuarve thanë se politika ka gisht në këtë rast dhe kërkojnë zbardhjen e rastit nga një gjykatë ndërkombëtare.

“Nuk është aspak e drejtë që ta marrin dikë nga shtrati dheta burgosin me 40 vjet burg. Për këtë duhet të mendohen mirë politikanët që janë në krye të shtetit këtu”, tha Isak Pajaziti, vëllai i të burgosurit Musa Pajaziti.

Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco