Qeveria me 200 këshilltarë

Qeveria me 200 këshilltarë

10:41, 02/11/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministrat e tij do të kenë në dispozicion rreth 200 këshilltarë. Në kabinet janë akomoduar 16 këshilltarë, ndërsa njëri nga ministrat e tij ka “rehatuar” 9 këshilltarë politikë dhe asistentë personalë. Për pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Nga 7 deri në 10 këshilltarë pritet t’i kenë edhe 20 ministrat tjerë të kësaj Qeverie, përderisa paga e një këshilltari të ministrit shkon 600 euro ndërsa këshilltarët e kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 eurosh.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në uebfaqen e këtij dikasteri qeveritar tashmë ka publikuar emrat e 7 këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative.

Përveç numrit të madh të ministrive, Qeveria e Kosovës pritet t’i ketë rreth 50 zëvendësministra, të cilët po ashtu kanë të drejtë të emërojnë asistentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco