Politikania shqiptare: Ja si ja shpjegova djalit tim divorcin

Politikania shqiptare: Ja si ja shpjegova djalit tim divorcin

21:47, 24/10/2017
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin “Rudina” ish-deputetja shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, ka rrëfyer edhe marrëdhënien e saj me djalin, pas divorcit të saj 4 vite më parë.

Mehmeti është shprehur se ende nuk ia ka rrëfyer djalit tanimë 5-vje?, ndarjen nga babai i tij.

“Nuk kemi folur për këtë çështje, sepse më duket se është akoma herët, por unë mendoj se edhe ajo është akoma një ngjarje, tanimë normale e jetës që jetojmë dhe mendoj se në një ambient ku bëjnë pjesë njerëz të emancipuar dhe të arsimuar gjërat mund të zgjidhen përmes bisedës dhe përmes marrëveshjeve për t’u ikur mosmarrëveshjeve” – thotë Ermira.

Teksa fliste në studio, Ermira është surprizuar me një video-mesazh të dërguar nga i biri, që e quan atë nënën më të mirë në botë.

“Unë jam Albesi dhe mami im quhet Ermira. Unë mendoj se ajo është nëna më e mirë në botë se më mer nga çerdhja, shëtisim nëpër park dhe më fal dashuri.”,-thuhet në videomesazhin e dërguar në emision.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco