Pas ndalimit nga Prokuroria, reagon bashkëshortja e Milaim Zekës

Pas ndalimit nga Prokuroria, reagon bashkëshortja e Milaim Zekës

21:04, 16/10/2017
A+ Aa A-

Edlira Qefalija Zeka ka reaguar pas ndalimit të bashkëshortit të saj nga Prokuroria.

Qefalija Zeka në profilin e saj në Facebook ka hedhur kritika të mëdha ndaj sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe ka thënë se drejtësia do të vihet në vend.

“Kjo eshte e verteta. S’kam asnje presje cka ti nderroj.Gjyqet publike ndaj figurave te ndryshme jane ende hallva qe gelltiten te papjekura, sepse frika qe prokuroret dhe gjykatesit ndiejne para presionit te disa shantazhuesve te paskrupullt eshte ne fakt rezultati real i gjithe asaj cka eshte instaluar ne Kosoven e haraçit, gazit lotsjelles, zoles, intimidimit dhe Turpit. Ju mbulojini turpet tuaja me sulme te tilla, por drejtesia do vihet ne vend”, thuhet në postimin e bashkëshortës së Zekës. 

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se deputeti Milaim Zeka është ndaluar për 48 orë, për veprën penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shmangie nga tatimi. Sipas Prokurorisë, Milaim Zeka dyshohet se me këto veprime është i përfshirë në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco