FOTO/ Denoncimi me dokumente për skandalin e radarëve. Rama: Kush janë gjeneralët e korrupsionit

FOTO/ Denoncimi me dokumente për skandalin e radarëve. Rama: Kush janë gjeneralët e korrupsionit

10:49, 02/10/2017

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka vazhduar edhe sot denoncimin e skandalit të fikjes së radarëve në bregun e Shqipërisë, duke u dhënë mundësi trafikantëve të drogës të udhëtojnë me gomone drejt Italisë, e të trafikojnë qindra kilogramë kanabis.

Sot Rama ka bërë publike edhe disa dokumente ku shikohen pagesat prej 97 milionë lekësh që jepen çdo muaj për firmën që mirëmban radarët.

Ja çfarë shkruan Luan Rama në Facebook:

Skandali me radarët dhe gjeneralët e korrupsionit!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private për mirëmbajtjes e radarëve që nuk punojnë!

Radarët e instaluar për të vëzhguar hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë prej më shumë se dy vjet nuk punojnë! Thënë me "gjuhën" ushtarake, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) nuk është operacional!

Mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kriminal!

Sepse lënia jashtë funksioneve operacionale e sistemit të radarëve, ka cënuar drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare!

Instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar per mirëmbajtjen e radarëve, është cënin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit!

Në një vend normal demokratik, vetëm kaq do të mjaftonte për ta konsideruar të gjithën një skandal të madh dhe që qeveria të jepte dorëheqjen!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private që është kontraktuar të mirëmbajë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, edhe pse sistemi nuk është operacional!

Vetëm për një vit, prej korrikut 2015 deri në korrik 2016 i janë dhënë firmës private 1 miliard? e 150 milionë lekë për një punë që nuk e ka kryer!

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në shkurt të ketij viti, pra në shkurt 2017 , komanda e forcave detare ka prokuruar një fond prej 370 milionë lekë shtesë, për punime dhe pajisje, që i janë dhënë të njëjtës firmë, e cila në fakt duhej ti instalonte si detyrim kontraktual, pasi është paguar çdo muaj me 97 milionë lekë, për një punë të pakryer!

Por skandali i korrupsionit të gjeneralëve nuk është vetëm kaq!

Ka shpërdorim të frekuencave ushtarake, ka instalime private të pajisjeve të firmë në repartet ushtarake!

Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cënim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cenim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!

Çfarë presin institucionet e zbatimit të ligjit?!

(Faksimile e pagesave që Ministria e Mbrojtjes i ka kryer firmës, megjithëse radarët nuk punojnë!)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment