Rama fushatë në Burrel, i përgjigjet Lulzim Bashës: Nuk më intereson PD, por s’rri dot pa folur

Rama fushatë në Burrel, i përgjigjet Lulzim Bashës: Nuk më intereson PD, por s’rri dot pa folur

17:46, 30/05/2017
A+ Aa A-

Nuk është hera e parë që Kryeministri Edi Rama komenton Partinë Demokratike dhe kundërshtarin e tij Lulzim Basha në tubimet elektorale të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Burrel, Rama iu përgjigj Bashës i cili deklaroi sot në Tepelenë se qytetarët janë të varfër ndërsa Qeveria investon dhe mburret për sheshe me pllaka dhe palma.

“Del tani në Shqipëri dhe thotë Edi Rama me palma, me shëtitore, me drita, ç’i duhen njerëzve këto. Njerëzve i duhen dhe i duhen  që çke me atë punë”, u përgjigj Rama.

Kryeministri komentoi edhe zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe listat e kandidatëve.

“Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike, por një gjë nuk mund të rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon krijimin e një Republike të Re, në listat e PD nuk paska gra dhe vajza të denja. Vetëm burra. E çfarë burrash, ky është muhabet tjetër.

Prandaj unë u them të gjitha grave dhe vajzave mos e votoni Partinë Demokratike dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave atje ku fillon edhe seria e dytë”, u shpreh Rama nga Burreli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo30/05/2017 17:59

Duke e mbushur kabinetin qeveritar me plot " figurina" grash shpesh shume te reja , te bukura dhe te nenshtruara deri ne neveritje ndaj vullnetit dhe tekave te Rames, ai nuk ben gje tjeter vecse ne menyre nihiliste i perbuz dhe cmitizon grate nga atributet e tyre te barsvlershme me burrat. Rama te zgjedhesh gra te suksesshme ne drejtim nuk do te thote qe kesh qe ato domosdoshmerisht te perbejne shumicen ne total. Ne fund te fundit kriter eshte aftesia dhe kapaciteti intelektual dhe profesional. Une personalisht njoh mire te pakten nje minister dhe nje ministre te Rilindjes se Rames qe kur i pashe si pjese te qeverise u shokova!!!!!

Shto koment

Denonco