Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Kokëdhima: Ky vend qeveriset nga 3 ambasadorë, në fund të majit ‘Zgjidhja’ forcat e katërt numerikisht

Kokëdhima: Ky vend qeveriset nga 3 ambasadorë, në fund të majit ‘Zgjidhja’ forcat e katërt numerikisht

19:14, 28/03/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja” brenda PS-së, Koço Kokëdhima ishte sot pjesë e debatit në UET me temë "Reformizmi vs Populizmi".

Gjatë diskutimit, Kokëdhima u ndal tek zgjedhja e përfaqësuesve nga baza, se askush nuk mund të kandidojë për deputet, kryetar bashkie apo këshilltar po nuk deshi kryetari i partisë.

Ai tha se ka qenë zëri më kritik ndaj qeverisë gjate 3 viteve që ishte deputet.

Kokëdhima kritikoi partitë politike, të cilat i quajti “bashkësi parapolitike” pa rregulla dhe standarde.

Ish-deputeti tha se ky vend qeveriset nga 5 kryetarë dhe 3 ambasadorë, por janë përjashtuar qytetarët.

“Si ky s'ka vend tjetër. Këtu s’do ketë zhvillim nëse s'do ketë demokratizim të partive”, deklaroi ish-deputeti i PS.

Kokëdhima tha se duhet bëre reforma kushtetuese. Ai shtoi se në muajin mars do të mbyllin anëtarësimet, në fund të muajit prill do të jetnë rreth 25 mijë anëtarë, ndërsa në fund të muajit maj, deklaroi Kokëdhima, lëvizja “Zgjidhja” do të jetë formacioni i katërt politik në vend nga ana numerike. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco