EKSKLUZIVE-DOKUMENTI/ Si e gënjeu Kuvendin ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri

EKSKLUZIVE-DOKUMENTI/ Si e gënjeu Kuvendin ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri

12:45, 13/12/2016
A+ Aa A-

Një ditë më parë ministri i Energjitikës është përfshirë në një skandal të vërtetë, duke gënjyer Kuvendin e Shqipërisë, e duke i thënë se nuk mund të merrte pjesë e të dëshmonte në Komisionin Hetimor për aferët CEZ të qeverisë Rama, sepse nuk ndodhej në Shqipëri.

Por SYRI.net ka siguruar një dokument që i nxjerr gënjeshtrën ministrit. Ai vërtetë ka qenë për fundjavë jashtë shtetit, por Damian Gjiknuri ka ardhur në Rinas mëngjesin e djeshëm në orën 08:06 minuta me një nga kompanitë ajrore që operojnë, siç edhe duket në foton e mëposhtme.

E për të thelluar edhe më shumë skandalin, burimet thanë për SYRI.net se ministri Damian Gjiknuri gjatë paradites së djeshme ka qenë i pranishëm në zyrën e tij.

Për shkak të mashtrimit të ministrit Damian Gjiknuri komisioni hetimor që është ngritur për të hetuar aferën CEZ të qeverisë Rama, nuk është zhvilluar. Një seancë më parë, ministri i Energjitikës pranoi faktin se marrëveshja me CEZ për ti dhënë qindra milionë euro u bë pas një vendimi politik të Edi Ramës.

Ky vendim ishte marrë në kundërshtim të rekomandive që kishte bërë avokati i kontaktuar nga qeveria shqiptare për ta dërguar çështjen në arbitrazh dhe për të fituar. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco