Ja e vërteta/ Sali Berisha rrëzon Edi Ramën për ‘Protokollin e Korfuzit’

Ja e vërteta/ Sali Berisha rrëzon Edi Ramën për ‘Protokollin e Korfuzit’

16:01, 14/02/2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëzuar sot pretendimet e Edi Ramës për ‘Protokollin e Korfuzit’, në lidhje me marrëveshjen që po gatuan Rama dhe Ditmir Bushati.

Sipas ish-kryeministri me marrëveshjen, Rama po i fal Greqisë zonat më të mira naftë mbajtëse në detin Jon.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushati, për të mbuluar tradhëtinë e tyre, përdorin si gogol protokollin të Korfuzit!

Të dashur miq, në një përpjekje të re për të mbuluar tradhtinë e tyre të lartë, faljen e fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe palës greke, Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati nxorën në treg në mediat e tyre dhe po përdorin për shqiptarët në mënyrën me antikombëtare, gogolin e protokollit të Korfuzit, aktit më tradhtar të firmosur ndonjëherë nga shqiptarët në vitin 1914, në këtë ishull me të cilin pranohej krijesa e Jorgo Zografit, Vorio Epiri!

Ky protokoll është hedhur poshtë nga 6 fuqitë e mëdha, të cilat kanë firmosur në Firence me 27 janar 1925  Protokollin e përcaktimit të kufirit shtetëror midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ky protokoll njohu si kufij shtetëror midis dy vendeve këta kufij që janë edhe sot.

Megjithëkëtë duhet të pranojmë se deri në vitin 1996 midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk kishte një marrëveshje bilaterale për kufijtë ndërshtetërorë. Pala greke e konsideronte të panevojshme këtë marrëveshje pasi te dy palët kishin firmosur aktin e Helsinkit. Por pala shqiptare kërkoi që njohja e kufijve aktual ekzistues, pra që janë kufijtë e përcaktuar në Protokollin e Firences, të sanksionohej edhe në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve.

Kjo kërkesë u pranua nga pala greke. Prandaj në nenin e parë të traktatit të miqësisë sanksionohet: "Republika e Shqipërisë dhe Republika Greke....shpallin përkushtimin e tyre ndaj parimit te paprekshmërise së kufijve ekzistues të njohur ndërkombëtarisht në përputhje me Aktin Final të Helsinkit dhe Kartën e Parisit dhe se vija kufitare midis të dy vendeve do të jetë vije kufitare paqeje dhe miqësie".

Pra në traktatin e miqësisë pala greke ka pranuar përfundimisht dhe pa ekuivok kufijtë ekzistues midis dy vendeve dhe vetëkuptohet ka hequr dorë botërisht nga protokolli i Korfuzit.

Kështu qe Rama dhe Ditëziu i tij pranojnë si plaçke tregu, si gogol Protokollin e Korfuzit, një protokoll te varrosur përfundimisht nga Protokolli i Firences, Akti i Helsinkit, Karta e Parisit dhe Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë por dhe e përdorin dhe si gogol për te mashtruar por edhe trembur shqiptaret.

Ata, pasi dështuan me shitjen e heqjes se ligjit te luftës, një akt atavik i turpshëm ne kancelarinë greke, si justifikim për dhurimin e fushave me te mëdha te gazit dhe naftës ne Jon dhe Mesdhe Greqisë, tani Edvini dhe Ditëziu i tij iu servirin shqiptareve si sukses heqjen  dore nga pala greke nga ky protokoll i Korfuzit te varrosur ne mënyre përfundimtare qe ne vitin 1925, dhe si shpërblim i dhuruan Greqisë fushat me te mëdha te naftës dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

Edhe një here u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi me te gjithë fuqitë tona për te mbrojtur integritetin territorial te vendit dhe te përmbysim këtë qeveri qe ka shndërruar ne plaçke tregu për karriget e saj pasuritë përrallore te Shqipërisë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drita15/02/2018 10:06

Greqia ska qi ben turqise dhe nxjerr inatin me shqiperine duke I marr detin nga qe I ka nenkontroll edi ramen me ditezi bushatin ne dem te shqiptareve qe I trajton si skllever

Shto koment