EKSKLUZIVE/ Taulant Balla vodhi plot 8 karta votimi nga opozita, zgjedhja e kryeprokurores Marku e pavlefshme

EKSKLUZIVE/ Taulant Balla vodhi plot 8 karta votimi nga opozita, zgjedhja e kryeprokurores Marku e pavlefshme

14:42, 18/12/2017
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas zbulimit të skandalit brenda sallës së parlamentit, ku Taulant Balla është kapur duke vjedhur një kartë elektronike votimi nga radhët e opozitës, SYRI.net sjell detaje edhe më tronditëse.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nuk ka vjedhur vetëm një kartë nga tavolinat e opozitës ndërkohë që deputetët e saj ishin grumbulluar pranë podiumit ku qëndron qeveria, por plot 8-të të tilla.

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme  morri 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së.

Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të  Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm.

Kjo pasi kartat elektronike janë si kartat 'ID' dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendjeshin pranë foltores.

Njëkohësisht akti i vjedhjes së kartave elektronike nga ana e Taulant Balla përbën, edhe një vepër penale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco