Analistët nga Kosova si ‘zorra në prush’ në Tiranë

Analistët nga Kosova si ‘zorra në prush’ në Tiranë

Nga Frrok Çupi - 01/07/2017

Po na çudisin, ose po na neverisin edhe zanatin e hershëm të gazetarisë, këta të mjerë.

Këtë Baton Haxhinë e kam pas ditur si pseudonim të Veton Surroit; nuk e dija se ishte njeri prej vërteti… Mirëpo ja ku janë. I bënë lekët karburant, nga Prishtina në Qerret, nga Qerreti në Pejë… I kthejnë çokat njëri- tjetrit dhe hedhin fall çfarë po ndodh në Shqipëri.

…Nuk iu mjaftojnë temat e Pejës dhe të Rugovës; duhet “me u dukë edhe këndej nga Shqipnia” ku ka plas peshku.

Ky Batoni i di të gjitha “punët e Shqipnies”. E pyesin për viçat dhe për kastravecat, dhe thotë: “jo, nuk bajnë… E di un bre ‘lla, çato specat e Shqipnies nuk po vyjnë n’Jugosllavie’.

“O Baton, a po flasim për Shqypnien, apo për Jugosllavien?”.

“Çe bre, nuk po mujsh me e dallue, se une jam msue me demokracinë e shteteve t’mdhaja… Ju nuk pe dini se kini dal vonë prej Jugosllavie…, m’fal, prej komunizmi”.

“Po pse, o Baton po ngatërrohesh me këto punët këtu, ku po i din ti?’.

“Çe bre ‘lla ça nuk po di unë, a nuk kam unë pasaportë t’Shqipnies?!”.

“Po, mirë more Baton, po si e di ti se Ilir Meta nuk do të jetë president i Republikës së Shqipnies?” (Batoni ka vu bast ma kaull se Meta nuk do të jetë).

“Paj, pe di unë bre ‘lla… A nuk pe konsideroni se unë jam vllau juj?! A nuk po mirrni parasysh se flas me Edi Ramën?”.

“Po a mundet me i ditë të tana punët kryeministri, o Baton? Se ka ndarje pushtetesh, ka kushtetutë, ka ligje?… A ç’eshtu po i di ti, tu hedh fall, bre ‘lla?”.

“Mu mos me më thanë ç’ashtu bre!, se unë po di… E kam ni burim unë si nuk ta tregoj… Kam njanin që ka magjistrue për politikë, ani pse punon në ndërtimtari… E pra mos pyet se ka po i di…”.

Baton Haxhia, që e dija pseudonim të Veton Surroit, sapo ‘shkarkoi’ presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u nis për në Pejë. Se në Prishtinë nuk ka shumë qejf të shkojë që në kohën kur stimuloi sikur e kishte vrarë regjimi i Millosheviçit në Luftën e Kosovës. Ne këtu në Tiranë u shkrimë në lot, se menduam se kanë vrarë Veton Surroin…

Vetoni shkoi në  Pejë, në televizionin e B.B (Berat Buzhala) dhe bëri intervistë me Beratin nga Lushnja e Pejës. Lushnja e pyeti : “Pa si mendon ti se kush e meriton me qenë në krye të PD në Tiranë?”. (Lushnja thashë?… më falni, desha të them Berat… Mund të kisha thënë edhe Roskovec ose Zhamë… Psh., Zhamë Buzhala).

E pyeti Berati dhe u përgjigj Batoni… Njësoj si të pyeste Batoni  e të përgjigjen Batoni; ose si të pyeste Berati e të përgjigjej Lushnja.

-Pa më thuaj- tha Berati- kush e meriton me udhëheq PD-në në Tiranë?

Batoni, që e kishte porosit vetë pyetjen, u përgjigj:

“E meriton Argita Malltezi”

Dhe vazhdoi: “Veç një problem e ka mbajtë larg Argitën… i vëllai Shkëlzeni”.

“Jo, more?!”

“Po besa!”- tha Batoni

Batoni vazhdoi: “Luli asht ngrirë me dëshirën e Berishës… E kanë një vijë familjare me Berishën dhe Argitën, plus disa në Kosovë që po i di une” (Intervista sot në gazetën ‘Panorama).

Batoni i shërben një thashethemi kriminal që u përdor kundër familjes Berisha kur ishte kryeministër.

“Po Jamarbër Malltezi doli kundër Bashës?!”, pyet Berati.

Batoni: “Mendoj se është një taktizim brutal. (hajde gjeje çfarë do me thënë kjo, o Veton- shënim i autorit), që më ka pëlqyer”.

“Unë mendoj se doktori e ka futur atë…”, thotë Batoni.

Berati: “Po ti a mendon se janë të afërt Basha dhe Argita?”.

Vetoni (Batoni): “Luli dhe Argita kanë jetuar në Prishtinë”, dhe i bën me sy Lushnjës (Beratit)

(Intervista është deskriptuar në Panorama sot).

Duket si dialog të marrësh. Se nuk mund të thuash ‘ndrikulla që hedhin fall’ sepse ndrikullat  ruhen nga ndonjë gjë… Por këta…, fare.

… Ja të presim sa të kthehen në Tiranë të na ngatërrohen si zorra…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ardian02/07/2017 14:41

Batoni eshte nje personazh enigmatik, me lidhje te dyshimta me TiRAMEN zyrtare. Por per kete arsye nuk duhet rene ne provincializem dhe te stigmatizohet edhe Kosova. Kosova eshte DJEPI I SHQIPTARISE, Batoni eshte perkundur ne kete djep, por duke u rritur e duke u coroditur, sikurse thote nje fjale e urte popullore.

krasasi tp02/07/2017 14:22

Baton Haxhia, Edvin Rama dhe Lulzim Basha jane bere bashke ne nje konspiracion per te godit pluralizmin dhe opozitarizmin.Te tre ndoshta, jane perfaqesuesit me autentik te interesave Ruso-Serbe ne Shqiperi.Tjetersimi i PD dhe shnderrimi i saj ne nje organizate fronti, ne sherbim te interesave klienteliste personale dhe oligarkike.Shkaterrimi i LSI si parti neser opozitare, eshte nje nga objektivat e perfshira ne projekt planin e pazarit Rama-Basha.Sabotimi i betimit te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, eshte objektivi i aferm i pucit kushtetues qe po pregatisin komplotistet.Do jete ne nderin por edhe ne pergjegjesinbe e cdo deputeti te parlamentit aktual te mare pjese ne proces, nderkohe qe qendrimi i Presidentit aktual z.Nishani eshte per tu pershendetur.

Frroka02/07/2017 12:30

... bash ja ke kajt nanen ktij shkrimi... mfal desh thoja Batonit, uuu se harrova edhe Berat shk....!

Arber02/07/2017 11:37

Ky Batoni me nje thes me thashetheme kafenesh, pa asnje analize ose burim informacioni vertete eshte si nje fallxhi i keq. Shqipja e shpifur jo per shkak te dialektit por te sintakses se gjuhes Serbe qe perdor duke fol fjale shqipe. E keqja eshte pavaresisht sa qesharak e i pacipe tregohet nuk te vjen me qesh hic me ato brockulla qe nxjerr qe duken se i nxjerr nga goja cfare duhet te dalin nga zorra e trashe.

kosovare02/07/2017 04:58

Pershendetje! Edhe pse jam nga Kosova edhe une mendoj se sidomos Batoni e ka tepruar me analizate tij per politiken ne Shqiperi dhe nuk po sherben asgje per te mire.

Shto koment

Denonco