Pse unë dyshoj për provokim nga Qeveria ndaj protestuesve në 13 Maj

Pse unë dyshoj për provokim nga Qeveria ndaj protestuesve në 13 Maj

Nga Ndriçim Kulla - 10/05/2017

Nuk do të doja të bëja Kasandrën, por me të vërtetë që kam një shqetësim të madh se qeveria mund të ketë përgatitur një provokim ndaj protestës së opozitës në 13 maj. Opozita ka bërë thirrje për një protestë paqësore në këtë ditë, por zëra brenda saj gjithashtu kanë paralajmëruar se protesta mund të marrë një tjetër rrjedhë sipas situatave që mund të krijohen atë ditë nëse do të ketë provokim nga Policia. Pse dyshoj që do të ketë provokim nga Policia në 13 maj? Ka shumë shenja për këtë.

Së pari, po shoh që Qeveria po e mbush median me lajme të rreme gjoja për plane të opozitës për dhunë në Kavajë, në 9 maj. Vetë zoti kryeministër është angazhuar personalisht në këtë punë. Nga mënyra sesi thuhet kjo gjë, aludohet se këto plane do të zbatohen në 13 maj në Tiranë. Qofsha i gabuar por në 13 maj qeveria, Policia, mediat pranë qeverisë do të thonë se skenari me dhunë që nuk u zbatua dot në Kavajë në 9 maj nga opozita, se ia hoqi mundësinë qeveria me tërheqjen e kandidatit të saj në Kavajë, u zbatua në Tiranë, në 13 maj. Nuk ta them saktësisht se mund të jetë planifikuar që të provokohen protestuesit e opozitës në 13 maj , por ndruhem se këto lajme të rreme më duken si parathënia e një akti të tillë. Nga eksperienca e protestave të mëparshme të opozitës që pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet di se provokimi nga Policia nis që para fillimit të protestës. Autobusët me protestues që vijnë nga jashtë Tiranës ndalohen nga Policia në hyrje të Tiranës dhe udhëtarët (e ardhur si protestues) urdhërohen të zbresin dhe iu bëhet kontroll personal fizik. Nga këto kontrolle Policia deri më sot nuk ka gjetur asnjë objekt në kundërshtim me ligjin, dhe Policia e di mirë këtë që para se të bëjë kontrollin.

Ta zemë se Policia do t’ u gjejë udhëtarëve gurë apo fishekzjarre gjatë kontrollit, çfarë do të bëjë?Do ti ndaloj? Por nuk është vepër penale të udhëtosh me gurë apo fishekzjarre në xhepa megjithse atë ditë mire do ishte që të mos i kishin me vehte.Thjesht mund tua heq dhe kaq. Prandaj opozita duhet të paralajmërojë qeverinë ,se kontrollime ose ndalime me vënd dhe pa vënd nga Policia i të ardhurve nga jashtë Tiranës për protestën do ta konsiderojë provokim. Duke supozuar të bëj Kasandrën po them se sipas një provokimi të mundsëhm, për të nxitur zemërimin e protestuesve dhe për ta bërë protestën të dalë jashtë kontrollit, mund të shfrytëzohet nga ana e Policisë ndonjë gjest normal i protestuesve, sidomos të rinjve, të cilët mund të kenë prirjen që të imitojnë ato veprime që kanë parë në televizion se i bëjnë bashkëmoshatarët e tyre në Europë, në përplasjet me Policinë. Fjalën e kam për ndonjë shkëmbim goditjesh të protestuesve me Policinë nga ato që janë bërë rutinë edhe në vendet më të qytetëruara në raste protestash.

E kam fjalën për atë lloj “dhune”, me protestuesit që hedhin disa gurë dhe fishekzjarreve, ndërsa Policia kundërpërgjigjet me mjetet e saj. Kjo “dhunë” është më tepër një taktikë që protesta si ngjarje të bëhet lajm në media dhe të mos kalojë pa u vënë re. Këtu nuk e kam fjalën për dhunë si ajo e 21 janarit ku protestuesit e pajisur me hunj të gjatë, që i kishin maskuar sikur shërbenin për mbajtjen e pankartave, sulmuan policët e rreshtuar në mbrojtje të Kryeministrisë, ose bomba molotvë. As për djegien e palmave, që na krijon një imazh të keq në botë. Në protestat e mbajtura në Europë dhe Amerikë digjen makina, por jo pemë. Sigurisht që opozita dëshiron që të kryej një protest paqësore dhe si organizatore për këtë duhet të kujdeset në cdo moment.Unë personalisht mbas 25 vjetësh do jem njeri prej atyre që do dal përsëri në rrugë dhe do protestoj paqësisht mes qytetarëve të tjerë atë ditë ,si qytetarë, por edhe si intelektual i këtij vëndi dhe do dëshiroja shumë një protest paqësore si gjitha protestat që ka bërë opozita me në krye Lulëzim Bashën deri më sot.

Por opozita duhet të denoncojë paraprakisht dyshimeve, të cilave po iu paraprijnë lajme të rreme të kryeministrit Rama, për të provokuar protestuesit me anë të Policisë në mënyrë që këta të irritohen aq sa të kryejnë akte dhune përtej atij limiti që është bërë praktikë t’ u tolerohet protestuesve në raste të tilla në Europë dhe në Amerikë. Të gjithë ata që do jenë në rrugë atë ditë janë njerëz të dëshpëruar dhe nëse Kryeministri Rama do t’ I provokojë protestuesit, atëherë do të marrë përgjegjësinë e protestës së dal jashtë kontrollit. Opozita e sotme nuk ka qëllim të sulmojë Kryeministrinë sic bëri opozita e djeshme në 21 janar 2011. Dhe po ta arsyetosh lidershipi opozitar do të jetë I pafuqishëm për të menaxhuar protestën në situatën në qoftë se z. Rama do të bëjë veprime provokuese me qëllim që ta tërheqë turmën në sulm ndaj Kryeministrisë. Nuk duhet të harrojmë që z. Rama ishte ai që kërkoi gjakderdhje që një ditë para 21 janarit. Për ata që e kanë harruar, një ditë para 21 janarit, në 20 janar 2011 Edi Rama arado emisionin “Top story” në Top Channel: “Do ta largojë populli Saliun ose Saliu do të pranojë zgjidhjen e re, zgjidhjen politike. Nuk mundet më të kapërcehen, siç kapërcehen të vdekurit në një fushë me të vdekur, pas një lufte”. Këtu kemi të bëjmë me një thirrje të hapur për sulm ndaj selisë së Kryeministrisë që të pushtohet ajo qoftë edhe duke u mbuluar vendi me kufoma që lideri I opozitës së asaj kohe qëllimisht nuk e sqaroi se të kujt duhet të ishin, duke u nënkuptuar se do të ishin të policëve dhe gardistëve që mbronin institucionin.

Qëllimi ishte që të terrorizoheshin këta dhe të nxiteshin për të braktisur detyrën e tyre. Këto fjalë të Ramës janë ku e ku më të rënda se çdo fjalë që ka thënë Basha dhe që mediat e Ramës ia quajnë shumë të rënda. Në 21 janar 2011 për fat të keq pati katër të vdekur, pasi Rama kishte kërcënuar me një fushë të mbuluar me të vdekur. Tani lideri I opozitës Basha nuk ka folur për një fushë të mbuluar me të vdekur. Kështu që Rama nuk do të ketë asnjë justifikim nëse bën gjakderdhje në 13 maj, si kurorëzim I planit të tij provokues ndaj opozitës. Opozita duhet që të bëj të qart publkikisht se presioni dhe shenjat për dhunë qeveritare janë Opozita duhet t’ I kërkojë zyrtarisht me këmbgulje qeverisë dhe ambasadorëve të vendeve partnere në Tiranë që të sqarohet ajo që ka thënë Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafa se ISIS na paska në plan të shfrytëzojë veprimtaritë e opozitës për të kryer akte terroriste në Shqipëri. Çudi që ISIS nuk paska në plan që të shfrytëzojë edhe mitingjet e shumta që bën Kryeministri Rama për të kryer akte terroriste ! Ky aradoks mos don të thotë se ka një plani qeveritar për 13 majin me shumë të errëta, me akte terroriste , që do t’ i faturohen ISIS ?! Prandaj, që të shmangen këto skenare,dhe protesta paqësore e paralajmëruar nga opozita të shpjerë mesazhin e saj deri në fund duhet të ketë denoncim paraprak publikë nga organizatorët e kësaj proteste. Të keqes në cdo rastë duhet që ti paraprish. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

nino12/05/2017 10:35

kjo eshte edrejt por xhafa i kujton te tjeret si vetja e edi qe bene 21 janarin me mercenar te pregatitur me huje kundra policis dhe ashtu u be sic tha rama qe te kalosh mbi te vdekur dhe ashtu perfundoi

tipi11/05/2017 08:39

Si do qe tte jete protesta , ajo do jete madheshtore . Kjo eshte gjeja kryesore . nqs sheshi eshte i mbushur si ne 18 shkurt , pastaj asgje nuk ka rendesi , eshte e dhunshme apo paqesore . ata jane rreth 15 % e popullesise aktuale fizike ne shqiperi , dhe si do qe te reagojne , ajo tregon thjesht urrejtjen qe kane ndaj kesaj qeverie.

Leka 11/05/2017 08:28

Mundësia e skenarëve nga kjo qeveri terroriste është 100%. Mjaftojnë 2-3 mercenarë si ata të 21 janarit
Imagjino sa mund të jetë numri i të trajnuarëve tani në 2017.

krasasi tp11/05/2017 08:25

Ju z.Kulla jeni ne mos gaboj keshilltar i Presidentit.Presidenti eshte Kryetar i Keshillit te Sigurise Kombetare dhe i ka te gjitha mundesite dhe kopetencen qe ti vere revan gjithe strukturat e sigurise, anti terror, te sherbimeve inteligjente, ne kordinim me Kryeministrin me te cilin mund te kene mos pajtime te tjera por jo per te siguruar zhvillimin e nje proteste ku opozita jep garanci qe do jete paqesore.Shkrimi juaj me shume i sherben tulatjes dhe mbjelljes se frikes se nuk dihet si do veje filli ate dite duke inkurajuar mos pjese marrje masive ne proteste.

Bilbil11/05/2017 07:33

Pikërisht Kasandrën shoh brenda teje dhe atyre që e kanë dëshirë dhunën. Në se protesta është paqësore, përse përmenden djegjet, zvarrirjet, SHPALLJA E REPUBLIKËS SË RE për datën 13?!

drini11/05/2017 02:04

Si qenka provokim kontrolli nga policia i atyre qe vijne nga rrethet te protestojne ne Tirane?

SG10/05/2017 23:53

Opozita ka ber ate qe I takon, ka thirr protest paqesore dhe I takon liderve te opozites ti qendrojne ne ball protestes. Provokimet le te filmohen, te tjerat I takojne policise te garantoje rend dhe te mbroje qytetaret.

Shto koment

Denonco