Vetting-u cil e mbyll

Vetting-u cil e mbyll

Nga Artan Hoxha - 18/03/2017

Afshi i dashurise se Rilindesve per reformen e drejtesise ne teresi e te vetting-ut ne vecanti ka dite qe eshte shuar. Me se shumti as qe e permendim, tek-tuk e permendin sa per te thene a me dale nga situata ku kane rene.

Ne naten e 21-22 korrikut Rilindja, deshi a s'deshi, e hapi porten per konsensus. Kur ne shtator filloi puna per pergatitjen e ligjeve Rilindja e mbyllli porten e konsensusit.

Ne 26 janar 2017 Avokati i Popullit shpalli aplikimin per organet e vetting-ut. Atmosfera e renduar, perceptimet e forta se gjerat ishin kopsitur qe me pare, bene qe numri i aplikanteve fillimisht te ishte shume i vogel, nje dyzine deri tre apo kater dite para mbarimit te afatit 15 ditor. Dukej se dera ishte e mbyllur per te tjeret.

Duke ndjere rrezikun e diskreditimit, u hodh alarmi e u bene thirrje patriotike per aplikim, thirrje ne te cilen u perfshi edhe vete ambasadori amerikan. Portat u hapen me te katra kanatet dhe ne fare pak dite, numri i aplikanteve arriti ne 193 vete. Kush e di se sa vete kane marre ne celular a i kane kapur nga xhaketa per te aplikuar sa per te shtuar numrin.  Disa syresh i njoh personalisht.

Me pas portat u mbyllen dhe nga dera mbrapa dolen vetem 29 vete ndersa iu porta iu mbyll ne fytyre 164 te tjereve. Ne fakt, nga keta 29 vetem 21 kaluan filtrin e nderkombetareve por edhe nderkombetaret, per te mos pranuar deshtimin te cilin e kane bashkegatuar me Rilindjen, iu rihapen porten 79 te tjereve nga 164 qe iu ishte mbyllur.

Ne kete situate absurde e komike, kur Kuvendit i duhej te emeronte 27 vete mes 21 kandidateve te rregullt per organet e vetting-ut, rreth dy jave me pare Kuvendi vendosi rihapjen e portes edhe per aplikantet e rinj per organet e vetting-ut krahas hapjes se portes per 79 vete nga roundi i pare per plotesim dokumentacioni. Vendim pa baze ligjore e me gjasa ne kundershtim me Kushtetuten.

Sipas ketij vendimi, procedura e nisur me 26 janar nga Avokati i Popullit e qe duhej te perfundonte me 30 prill u zgjat me 41 dite te tjera, pra deri me 10 qershor. Duke shtuar ketu edhe tashme 2 jave qe nuk jane dorezuar dosjet mbrasht tek Avokati i Popullit, akt pa te cilin nuk fillon roundi i dyte, afati shtyhet per ne 24 qershor. Duke konsideruar edhe qe aplikanteve te rinj, ne rast nevoje, duhet tu jepet nje afat shtese per plotesim mangesish te mundshme dokumentare, sic iu dha atyre te roundit te pare, perfundimi i procesit me gjasa do te arrinte me 28 korrik.  

Dy dite me pare, pasi u ftilluan se c'gomarllek kishin bere, Kuvendi e ndryshoi vendimin duke lene ne fuqi gjysmen e gomarllekut. Kuvendi ia rimbylli porten aplikanteve te rinj dhe la hapur vetem ate per plotesimin e dokumentacionit nga kandidatet aktuale. Gjithsesi, procedura zgjatet me dy jave plus 34 dite duke arritur 17 qershorin. Aq dite sa vonohet dorezimi i dosjeve aq dite shtyhet afati maksimal pas 17 qershorit.

Ne te njejten kohe Kuvendi rihapi porten e aplikimeve te reja per anetaret nga shoqeria civile per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte te Prokurorise, akt ky qe e largon ndjeshem kohen e ngritjes se ketyre dy organeve te reja te drejtesise nderkohe qe ka perfunduar mandati i organeve aktuale. Mish-mash i vertete kushtetues qe do te zgjidhet vetem fale nderhyrjes se Gjykates Kushtetuese permes parimit te vijimesise se funksionit.

Por, edhe pasketaj, procedura parlamentare per ngritjen e organeve te reja te drejtesise perkon me kohen kur Kuvendi eshte de facto i shperndare dhe partite jane ne fushate, te pakten sipas  kalendarit Rilindes per zgjedhjet. Keto procedura jane impenjative, me pune te perditshme te komisioneve e nuk kemi te bejme thjeshte me nje seance plenare disa minuteshe sic ndodhi me 30 maj 2013, ne mes te fushates zgjedhore, kur u miratuan tre ligjet e famshme. Shume impenjim parlamentar pra ky ne nje kohe kur nuk ia ka ngene kush ketyre gjerave.

Rilindesve mund t'iu duket se po bejne punera te medha e te rendesishme. Ne fakt, te gjitha keto zhvillime i ngjajne ose lojes "cil e mbyll" ose shprehjes "s'ke pune luan deren" ose "ul e ngri traun e doganes" ose "ndiz e fik skanerin e doganes a radarin e bregdetit".

Gjithcka mund te jete vec Reforme Shteformuese e Drejtesidhenese jo.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment