Donald Lu e dinte për Tahirin, pse e la Presidentin Obama të ulej me të?

Donald Lu e dinte për Tahirin, pse e la Presidentin Obama të ulej me të?

Nga SYRI.net - 17/10/2017

Natyrisht për lidhjet e shtetit me krimin dhe narkotrafikantët flet qartas dosja italiane prej 400 faqesh…Këto që tregojnë trafikanët nuk janë thjesht lidhjet e Tahirit me bandën e Habilajve, por të qeverisë Rama me një nga bandat më të rrezikshme të trafiqeve te drogës dhe të armëve…

Ajo që çudit të gjithë është përse nuk ka folur më parë dhe madje nuk flet as sot ambasadori Donald Lu, i cili  hesht edhe tani kur janë bërë prezentë për të gjithë lidhjet e kupolës së lartë të shtetit shqiptar me narkotrafikanët? Ose më saktë i lidhjeve të Ramës me krimin e trafikantët sepse Tahiri ishte dhe është vetëm një ushtar i rëndomtë i Ramës…

Përse ambasadori Lu nuk ka thënë publikisht, as dje dhe as sot, asnjë gjysmë fjale për lidhjen e ministrit Tahiri me bandën e Habilajve, madje edhe kur opozita apo media e kanë bërë prej kohësh prezente këtë lidhje?

 Përse ambasadori Lu nuk ka folur asnjëherë për lidhjet e Tahirit me bandën e Shullazit, ndërkohë që informacionet nuk mungojnë?  

Për pasurimin kriminal të Tahirit me paratë e drogës dhe trafiqeve të armëve sic rezulton sot nga dosja Habilaj?

Po ashtu të gjithë pyesin me të drejtë: a ka pasur informacion ambasadori Lu nga shërbimet inteligjente të vendit të tij dhe ato të vendeve partnere që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paska filluar të pasurohet me paratë e krimit e të drogës që në 16 dhjetor 2013, pra vetëm 3 muaj pasi është bërë ministër?

Përse ka heshtur apo hesht tani ambasadori Lu që ministri i “suksesshëm” Tahiri rezulton nga bisedat e narkotrafikanëteve se paska bërë 5 milion euro për një periudhë shumë të shkurtër kohore?

Përse nuk tregon ambasadori Lu lidhjet e klanit mafioz Habilaj me ish-ministrin Tahiri. Lidhje të cilat duhet të kishte denoncuar që prej katër vjetësh?

Përse ambasadori Lu nuk ka denoncuar atë që pohojnë vetë me zë bashkëpunëtorët e Tahirit, që ish-ministrit të Brendshëm nuk i dalin as 20 milion euro për të manipuluar zgjedhjet?

Dhe ajo që është më e rënda: Përse ambasadori Lu nuk i ka treguar presidentit të tij Obama që “Tahiri që në dhjetor 2013 ishte i lidhur me bandën kriminale të narkotrafikut”.

Për rrjedhojë shtrohet pyetja: Përse ambasadori Lu nuk e ka penguar Tahirin, bashkëpunëtorin e bandave mafioze të futet në zyrën Ovale të presidentit Obama?

Të gjithë këto pyetje janë sigurisht për të shkuarën..dhe nëse ambasadori Lu do të fliste do të ishte shumë vonë ...

Pyetja që shtrohet është: A e di ambasadori Lu se drejtuesi i kupolës politike të lidhur me klanet mafioze është Rama, kurse Tahiri është vetëm njëri nga viktimat e para…

Pyetja është: A do të flasë ambasadori Lu për lidhjet e klaneve mafioze me Ramën se Tahiri na la shëndenë…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku18/10/2017 22:41

Edhe EDrama është ulur me Obamën. A thua se nuk e dinte Lu edhe për Ramën? Me lekët që ka marrë Lu nga Rama e Tahiri, do kish lejuar pa bëza edhe takimin me Krishtin dhe Muhametin.

DONALDI LUan18/10/2017 13:58

Donald Lu per kete problemus te dali perpara Drejtesise Amerikane! keni degjuar Juve mo, qe Donald Lu flet per peshq te medhenj, per megakorrupsion ne Shqiperi dhe Idjoti ka bere kerkese per ta shtyre Mandatin e Qendrimit Ketu sepse bon pall, ha qyl dhe pse jo te mos dyshojme qe ha edhe para!

Loran shehu18/10/2017 13:43

Donald lu esht nje delenxhi qe se ka shokun esht hajdut e i korruptuar o lu ja nxore bojen Amerikes turp te kesh mor edepsez

Leka 18/10/2017 01:37

Heshtja është paguar nga sorosi
Populli në gjumë

Lali18/10/2017 00:21

Mos ja fusni kot tani. Lu-ja ka folur gjithmone, "por vetem per sukseset e qivirise dhe kokministrit Rama" e sigurisht edhe per ministrin tahiri qe e ka lavderuar gjithmone. Nje gje eshte shume e vertete ambasadori Lu filloi te flase tani pasi eshte informuar qe do plasi jo vetem ky skandal por edhe me i madh akoma. Dhe si i themi ne shqiptaret, ky fare ambasadori "po kerkon te laje m..in me sh...rre"...

DonitLu17/10/2017 21:59

Mendoj qe ia ka mbushur arken e kursimit ketij pordhaci! Kjo mund te jete arsyeja!!!!!

t17/10/2017 18:56

sa kohe qe sorosi ben ligjin nen rogoz,ramen nuk ka per ta gjetur gje

Shto koment

Denonco