Qeni shpëton pronarin nga ngrirja në borë

Qeni shpëton pronarin nga ngrirja në borë

20:15, 14/01/2017
A+ Aa A-

Një burrë i cili theu qafën për shkak të kushteve të ftohta të motit, shpëtoi falë qenit të tij duke qëndruar i shtrirë në borë për të paktën 24 orë.

Qeni ishte shtrirë mbi të dhe e kishte mbajtur atë ngrohtë gjatë datës, duke shkuar më pas për të kërkuar ndihmë.

Burri nga Miçigani, SHBA i njohur si Bob, ishte vetëm kur doli nga shtëpia e tij natën e Vitit të Ri për të marrë dru.

Bob kishte veshur vetëm një xhemper të hollë kur kishte dalë jashtë, pavarësisht temperaturave të ftohta prej -4C.

Por, ai rrëshqiti dhe theu qafën. Ai bërtiti por askush nuk erdhi, përveç qenit të tij Kelsey. Ai e mbajti atë ngrohtë duke u shtrirë mbi të dhe e mbajti zgjuar duke ia lëpirë duart dhe fytyrën.

Fqinjët e tij e zbuluan më pas atë pasi dëgjuan të lehurat e qenit dhe thirrën shërbimet emergjente. Kur Bob arriti në spital, temperatura e tij trupore ishte nën 21C.

Temperatura normale e trupit është 37C dhe hipotermia ndodh kur temperatura bie nën 35C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco