Çfarë ndodh nëse një ditë s'ka më diell?

Çfarë ndodh nëse një ditë s'ka më diell?

15:16, 12/10/2016
A+ Aa A-

A e keni pyetur ndonjëherë veten se ç'do të ndodhë nëse dielli fiket papritur? Me siguri, do të kemi të bëjmë me një skenar katastrofal.

Nëse është e vërtetë që cikli evolutiv i diellit duhet të mbarojë pas rreth 5 miliardë vjetësh, disa imazhe të publikuara disa javë më para nga NASA, kanë alarmuar disa shkencëtarë, të trembur për ardhjen e një epoke të re të akullt.

Meterologu anglez, Paul Dorian, ka paralajmëruar se rënia e shpejtë e aktivitetit diellor mund të sinjalizojë ardhjen e një epoke të akullt.

Ekspertët janë të mendimit se në vitin 2019, Toka mund të preket nga një mini-epokë e akullt, shkruan "Daily Star".

Edhe një kërkim i profesoreshës Valentina Zharkov i “Northumbria University”, del në përfundim se një valë e të ftohtit mund të godasë Tokën mes viteve 2020 dhe 2050.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco