FOTO/ I droguari lakuriq në pyll: Ndjehem tigër siberian

FOTO/ I droguari lakuriq në pyll: Ndjehem tigër siberian

21:37, 03/12/2016
A+ Aa A-

Një djalë kishte vendosur një kamera të fshehtë në pyll për të kapur foto të kafshëve por ajo që pa e la pa fjalë. Pasi ai mori LSD filloi të vraponte lakuriq në pyllin polak duke imituar sjelljet e tigrave.

Më vonë pasi djali dhe disa roje pylli e morën kamerën aty u shfaq një burrë lakuriq i identifikuar si Marek H, nga Republika Çeke, i cili kishte pirë LSD (lloj droge), për të kuruar depresionin e tij.

Ata ia dorëzuan fotot menjëherë policisë. 21-vjeçari rrëfeu se kishte marrë LSD. Ai shtoi se e kishte ndjerë menjëherë efektin e saj dhe ishte kthyer në një tigër siberian. Ai i tha policisë se personaliteti i tij i vërtetë ishte zgjuar dhe se kishte patur gjithmonë lidhje me atë kafshë. Marek rrëfeu se ai kishte nuhatur një aromë dhe kishte filluar ta ndiqte.

Për 8 orë besohet se ai ka udhëtuar 17 kilometra përreth kufirit të Republikës Çeke, në zonën e pyllit. Për shkakun se ai nuk kishte patur drogë me vete, nuk u dënua dhe nuk u përball me akuza të tjera.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco