FOTO/ 7 kalorësit e famshëm të Mesjetës

FOTO/ 7 kalorësit e famshëm të Mesjetës

10:42, 30/11/2016
A+ Aa A-

Kalorësit mesjetarë ishin në mesin e personave të famshëm të kohës së tyre, si luftëtarë, udhëheqës apo dijetarë. Ata u bënë figura të romancës dhe frymëzimit, duke marrë një status të veçantë. Më poshtë po ju njohim me 7 kalorësit më famshëm të asaj kohe.

William Marshal (1146-1219)

Image

I cilësuar si një nga kalorësit më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë nga kryepiskopi Stephen Langton. Ai u bë një nga kalorësit më të nderuar në Angli. Pas vdekjes  së mikut të tij të ngushtë, Henry, i biti i mbretit Henry II, marshall shkoi në kryqëzatë në nder të kujtimit të shokut të tij. Pas kthimit në Angli, Marshall luftoi për Henry II,  ndihmoi në qeverisjen e vendit në mungesë të Richard i dhe ishte nënshkrues i Kartës së Madhe gjatë rebelimit kundër mbretit Gjon. Pas vdekjes së Gjonit në vitin 1216, ai u bë mbrojtës i mbretit Henry II. Në moshën 70 vjeçare ai mori pjesë në betejën Lincoln, kundër rebelimit dhe pushtimit francez ndaj mretit të ri. Në shtratin e vdekjes ai u bë anëtar i Kalorësve Templarë dhe u varros në Kishën e Tempullit në Londër

Geoffroi de Charny (1300-1356)

Image
Një fisnik francez, Geoffroi de Charny ishte i njohur nga  të shumtët si një kalorës i vërtetë dhe i përsosur.
Ai ishte gjithashtu një kalorës dijetar, duke shkruar të paktën 3 libra mbi kalorësit. Libri i tij i kalorësisë mbetet një nga burimet më të rëndësishëm të shekullit 14-të mbi sjelljet e kalorësve. Pas luftimeve në disa beteja të rëndësishme, Charny u vra në vijën e frontit në betejën e Poitiers, duke mbajtur flamurin mbretëror francez në fund.
 
James Douglas (1286-1330)

Image

Ai ishte vetëm një fëmijë kur babai i tij vdiq duke luftuar së bashku me William Wallace kundër pushtimit anglez të Skocisë. I dërguar në Paris për sigurinë e tij, ai ishte 3 vjeç kur mësoi sjelljet e një kalorësi. Pas kthimit të tij në Britani, ai gjeti mbretin Edward I të gatshëm për t’i kthyer tokat e familjes së tij dhe kështu u takua me Robert Bruce në luftën e parë skoceze të Pavarësisë. Ndryshe ai njihej me emrin Black Douglas.

Sir Henry Percy (1364-1403)

Image

Familja Percy ishte një nga më të fuqishmet në Anglinë Veriore. Gjatë shekujve të 14 dhe 15, veriu i Anglisë u përfshi nga dhuna, gjakmarrjet, bastisjet skoceze dhe madje edhe kryengritjet. Henry Pervy i njohur si Hotspur u bë pjesë e kësaj.
Kalorës që në moshën 13 vjeçare, ai luftoi në betejën e tij të parë një vit më vonë, për të pushtuar  Kalanë Berwick.  Ai provoi e ishte një luftëtar dhe lider i shkëlqyer në kryqëzatën  e Prusisë, në luftërat e Anglisë me Francën dhe në luftën kundër sulmuesve kufitar të Skocisë.
 
 Tancred of Hauteville (1075-1112)

Image
Një lord norman nga Italia e Jugut i quajtur Tancred u bashkua në Kryqëzatën e Parë kundër Bohemod të Tarantos. Kurajo e tij, lidershipi dhe aftësitë politike e lejuan atë merrte toka për vete në territorin e pushtuar, duke e bërë princin e parë të Galilesë dhe regjent të Antikiosë.
Dekada më vonë reputacioni  i tij si kalorës u përhap në të gjithë Evropën. Ai vdiq nga tifoja.
 

Sir John Chandos (?-1370)

Image

Një kalorës nga Derbyshire me prejardhje normane. U bë i famshëm pasi mposhti një pronar francez tokash në një përballje të vetme në rrethimin e Camrai në vitin 1339. Ai u bë një figurë udhëheqëse në oborrin e mbretit anglez Edward III dhe një shok i ngushtë i trashëgimtarit të fronit, Black Prince.

Edward i Woodstock, The Black Prince (1330-1376)

Image

Djali i madh i mbretit të Anglisë, Edward III, Princi Edward i Woodstock është një nga figurat më të mëdha të historisë mesjetare. Në moshën 16 vjeçare ai ishte në pararojë të ushtrisë angleze në betejën e Crecy,  ku u bë një hero për bashkatdhetarët e tij. Dhjetë vjet më vonë ai udhëhoqi anglezët e Poitiers dhe kështu u përfshi në 2 nga 3 fitoret më të mëdha angleze të Luftës 100 vjeçare.

Edward mori kontrollin e tokave angleze në Francë dhe u bë burrë shteti, një shembull i përkryer i kalorësisë. Ishte i vendosur për t’u bërë një nga mbretërit më të mëdhenj  të Anglisë, por u sëmur nga dizenteria dhe vdiq një vit para se babai i tij t’i jepte fund jetës.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco