Makineria sekrete e dëshifrimit që përdorej nga Hitleri, gjendet në eBay për 10 paund

Makineria sekrete e dëshifrimit që përdorej nga Hitleri, gjendet në eBay për 10 paund

11:18, 18/11/2016
A+ Aa A-

Nuk është e habitshme të shohësh shumëllojshmërinë e gjërave të çuditshme që reklamohen në eBAy, i cili ka rezultuar të jetë një vend shumë fitimprurës për ata që sheshin, dhe blejnë.

Jo shumë kohë më parë, një punëtor vullnetar muzeu, teksa po hidhte një sy në eBay pa fotografinë e asaj që duhej si një teleshkrues i vjetër.

Dhe ishte pikërisht ashtu: vetëm se pajisja e vjetër ishte një makinë shkrimi e përdorur nga Hitleri dhe Komanda e Lartë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhë më e çuditshmja është se ajo shitej për 10 paund. I lumtur për zbulimin e tij, punëtori vullnetar i muzeut e bleu atë dhe e vendosi në një vend të sigurt brenda National Museum of Computing, i cili mirëpret të gjitha pajisjet e ndryshme të deshifrimit dhe reliket e vjetra të Luftës së Dytë Botërore.

Teleprinteri i blerë në eBay rezultoi të ishte pjesë e një prej makinave shkruese Lorenz, të cilat janë përdorur nga Komanda e Lartë Gjermane si dhe Hitleri për të komunikuar me gjeneralët e tij të lartë.

Ata shërbenin për shkëmbimin e mesazheve të fshehta dhe dërgimin e mesazheve të klasifikuara të cilat besoheshin se ishin kodet e pathyeshme të këtyre makinerive.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco