Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Situatë e rëndë, përplasje me banorët, shteti shkatërron 150 shtëpi në Tiranë

FOTO/ Situatë e rëndë, përplasje me banorët, shteti shkatërron 150 shtëpi në Tiranë

09:44, 19/09/2017
A+ Aa A-

Mëngjesi i sotëm ka qenë i frikshëm për 150 familje të zonës së Shkozës në Tiranë. Dhjetëra policë të armatosur dhe forcat speciale kanë rrethuar banesat e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë. Gjithçka kishte të bënte me aksionin për prishjen e banesave të tyre.

Ardhja e tyre ka qenë e papritur për banorët të cilët ishin duke pritur të enjten për të bërë një marrëveshje me shtetin, por sot atyre kanë nisur tu prishen banesat.

Janë 153 shtëpi në zonën e Shkozës së Tiranës që do tu prishen ndërtesat e ngritura edhe para viteve ’90, e që janë me dokumente të rregullta. Por nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një reagim të tij të ditës së diel u shpreh se këto banesa ishin pa leje ndërtimi.

Banorët janë të revoltuar për prishjen e shtëpive të tyre, ndërsa ende nuk dihet se sa dhe si do të dëmshpërblehen nga shteti. Ajo që u është thënë deri më tani është vetëm fakti se bashkia do të u japë një bonus qiraje për disa muaj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku20/09/2017 15:08

    Hesht o pipul frikacak, kënaqu që nuk i ra bixha shtëpisë tënde. Por mos harro se nesër do jetë rradha jote për dhunën e ardhshme që ti teket dyshes EdErRamVeli. Fëmija i lebetitur do mbetet përjetë simboli i rilindjes komuniste në Shqipëri. Ai është fëmija e dikujt, është fëmija i gjithkujt, është i imi, është i yti, është i yni, është i juaji o baba-llarët e kombit. Por përbindëshat perversë nuk kanë fëmijë. Policia dhe forcat speciale si heronjtë e dikurshëm "partizanë" në betejat legjendare kundër grave e fëmijëve, kundër pleqve e plakave, kundër popullit të mjerë ndërkohë që droga e krimi mbretërojnë haptas nga majat e pushtetit deri në haletë, të pashqetsuar nga askush.... Oh sa turp me qenë shqiptar, mallkuar qoftë ajo ditë.

    Shto koment

    Denonco