Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Krimi tek Don Bosko, arrestohet autori i dyshuar. Zbardhet emri

Krimi tek Don Bosko, arrestohet autori i dyshuar. Zbardhet emri

12:14, 20/08/2017
A+ Aa A-

Pas krimit të dyfishtë të ndodhur në zonën e Frutikulturës në Tiranë, një tjetër krim ndodhi në zonën e Don Boskos, ku një i ri u qëllua disa herë me thikë.

Siç ka bërë të ditur zyrtarisht policia, oficerët e Komisariatit të Policisë numër 3 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponjat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky person rreth orës 10:15, në rrugën "Don Bosko", ka qëlluar me mjet prerëse 34-vjeçarin me inicialet S. M., i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak, nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco