Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Si u kap prej semaforit në Angli, 'lituanezi' shqiptar me emër falso dhe drogë

Si u kap prej semaforit në Angli, 'lituanezi' shqiptar me emër falso dhe drogë

14:37, 17/08/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar që është kapur duke kaluar me dritë të kuqe në semaforët e Londrësme drogë dhe dokumenta falso është burgosur për më shumë se dy vjet, njofton Policia e Londrës, citon Syri.net.

Ai quhet Erjon Bajraktari. Dënimi iu dha më 4 gusht 2017 në gjykatën e Londrës me dy vjet dhe katër muaj burg pasi u gjet fajtor për zotërim droge të klasit A dhe dokumente të rreme.

23-vjeçari nga Shqipëria ishte ndaluar nga oficerët e Policisë së qytetit të Londrës më 10:40 të mbrëmjes së 3 dhjetorit 2016, pasi kishte kaluar me semafor të kuq në Bishopsgate.

Gjykatës iu tha se Bajraktari paraqiti një letërnjoftim lituanez me emrin Oliver Markus. Duke parë cilësinë e dobët të kartës së identitetit, oficerët dyshuan menjëhërë se dokumenti ishte falso. Bajraktari nuk qe në gjendje t’u përgjigjej as pyetjeve më të thjeshta, si psh. kur oficeri e pyeti se në cilin qytet të Lituanisë kishte lindur dhe ku ndodhej ai, citon Syri.net.

Bajraktari pretendoi se ai ishte drejtuar për në Muswell Hill, megjithatë destinacioni i tij i programuar në SatNav ishte për në një vend tjetër 100 metra larg.

Për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë, paaftësisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta, rregullimit të vazhdueshëm të sendeve brenda makinës dhe paqartësisë së tij kur e pyetën se ku po shkonte, makina iu kontrollua.

Një qen kërkimi i trajnuar posaçërisht zbuloi drogë të fshehur në kutinë e veglave. Në një çorape gri u gjetën gjurmë kokaine. Po ashtu u zbuluan një telefon celular dhe para të futura brenda një kutie në makinë.

Bajraktari u arrestua më pas për drogë dhe dokumentat e falsifikuara.

Gjatë intervistës me dedektivët e Policisë së Londrës, Bajraktari pretendoi se ai ndodhej në qytet thjesht “për të parë urat e mrekullueshme”.

Kësisoj, në fillim të gushtit ai u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg. Gjykata urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e drogës dhe sendeve të tjera që iu gjetën, si njëmijë paund në kesh, një Iphone dhe një SatNav. /Syri.net

LAJMI NE MEDIAN BRITANIKE

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco