Ndjekje policore në Lungomare, arrestohet shoferi që u largua pas aksidentit

Ndjekje policore në Lungomare, arrestohet shoferi që u largua pas aksidentit

08:31, 28/07/2017
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka ndjekur sot në mëngjes në rrugët e Vlorës, një shofer që shkaktoi një aksident në lagjen "Pavarësia" tek Akademia e Marinës dhe u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në Lungomare.

Sot rreth orës 6:35, në Sallën Operative të Vlorës u njoftua me anë të një telefonate se në lagjen ''Pavarësia'',  tek ''Akademia e Marinës'', një makinë'' Renault" kishte goditur një grua 76-vjeçare me iniciale R.I dhe ishte larguar.

Gruaja e lënduar është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia menjëherë pas kësaj është vënë në ndjekje të autorit dhe në Lungomare ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit  A.L., 34 vjeç, banues në Vlorë si dhe shoqërimin e tij në Komisariat.

Tashmë Grupi Hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore  për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco