‘Nënë, me ty qielli u hap, tani merr frymë edhe për ne’

‘Nënë, me ty qielli u hap, tani merr frymë edhe për ne’

23:26, 21/06/2017
A+ Aa A-

Një ditë më parë, iu dha lamtumira e fundit Diana Vrapit, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Muhamed Vrapi të mërkurën e javës së shkuar. Krimi ndodhi në banesën e çiftit në komunën Bustio Arsizo në provincën e Varezes (Itali), ku ata jetonin prej kohësh.

‘Përqafimin’ e fundit nga komuniteti ku jetonte, Diana e mori në kishën “San Michele”.

“E vetmja përgjigje ndaj së keqes nuk është një tjetër e keqe, por dashuri e përkushtim”, tha famullitari Don Giorgio Fantoni. Në ceremoninë mortore morrin pjesë shumë muslimanë, raportojnë mediat lokale. Të pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Emanuele Antonelli dhe nënkryetari i bashkisë, Stefano Ferrario.

Mbi kangjellat e kishës, një cohë ishte vendosur nga fëmijët e Dianës: Brigel, Elona e Steven, me një mesazh shkruar aty:

“Ciao nënë, në orën 16.48 hape qiellin... Tashmë të takon ty më shumë se kurrë, merr frymë për ne”.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco