E njohu në Facebook dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet i riu. Emri

E njohu në Facebook dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet i riu. Emri

15:51, 16/05/2017
A+ Aa A-

Një i ri nga Lezha i shpallur në kërkim për tentativë përdhunimi të një vajze që njohu në Facebook, është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Xhevahir Gera, 28 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua dje, pas denoncimit të bërë ndaj tij mbrëmjen e së shtunës.  Gera akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me 23- vjeçaren I.R., 23 vjeçe.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kamzës. E reja ka denoncuar në komisariatin e policisë Gerën, për të cilin tha se e kishte njohur në Facebook, pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me të në makinë.

Sipas deklarimeve që 23-vjeçarja ka dhënë para oficerëve të policisë, disa muaj më parë ishte njohur në Facebook me një djalë nga Lezha.

Gjatë së shtunës, ai i ka telefonuar asaj, duke i thënë se do të vinte nga Lezha për ta takuar. Në kallëzimin e saj ajo sqaron se janë ulur për më shumë se një orë në një lokal në Kamzë.

Më pas ajo i ka thënë 28-vjeçarit se duhej të kthehej në shtëpi, pasi ishte bërë vonë. Djali i ka thënë se do ta shoqëronte me makinë deri afër shtëpisë dhe ajo ka pranuar.

Por pak para se t’i afrohej shtëpisë, në një rrugicë të errët, ai ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, pasi ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. Megjithatë, 22-vjeçarja ka deklaruar se në një moment ka arritur t’i shpëtojë nga duart, ka hapur derën e makinës dhe është larguar me vrap.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco