Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Prostitucion në ‘tur’ dhe trafik droge, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare

VIDEO/ Prostitucion në ‘tur’ dhe trafik droge, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare

16:40, 23/02/2017
A+ Aa A-

Tetë persona, 5 shqiptarë, dy italianë dhe një maroken janë arrestuar nga karabinierët e Torinos në Itali, raportojnë sot mediat lokale, për shpërndarje droge, shfrytëzim prostitucioni dhe evazion.

Gjatë hetimeve, janë arrestuar më herët edhe 5 persona dhe janë sekuestruar 3 kg marijuanë, një pistoletë gjysmë automatike dhe 41 mijë euro.

Kreu i organizatës, është mbajtur nën arrest shtëpiak në një shoqatë vullnetare.

Grupi kriminal, sipas hetuesve, trafikonte një sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuanë dhe shfrytëzonin 7 vajza për prostitucion.

Katër prej tyre ishin nga Europa lindore dhe shfrytëzoheshin në Torino, ndërsa 3 të tjera italiane, të cilat shfrytëzoheshin edhe në “tur”, pra në qytete të tjera italiane si Genova, Milano, Roma e Leçe.


/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco