Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gazetari Vezaj denoncon me emra: Ja përse reforma në drejtësi mban erë të keqe

Gazetari Vezaj denoncon me emra: Ja përse reforma në drejtësi mban erë të keqe

21:41, 22/02/2017
A+ Aa A-

Nga aplikimi për institucionet e reja kushtetuese janë përzgjedhur 29 aplikantë dhe janë lënë jashtë disa juristë me karrierë në këtë fushë.

Ky është denoncimi që ka bërë gazetari Flamur Vezaj, i cili në një status në Facebook ka përmendur me emra disa juristë që kanë arsimimin dhe eksperiencën e duhur.

Denoncimi në Facebook i gazetarit Flamur Vezaj:

Reforma, që mban erë të keqe!!! Ambasadorit Lu, me anë të një mesazhi të shpërndarë në media kohë më parë, ftoj të gjithë shqiptarëve PATRIOT që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, të kandidojnë për institucionet e reja Kushtetuese, të njohur si “Vetingu”. Kësaj ftese, ju përgjigjen shumë persona, numri I të cilëve shkoi 192 aplikant si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Shqipërisë. Për verifikimin e dokumenteve të këtyre kandidatëve, ishte ngarkuar me ligj Avokati I Popullit, të cilit I ka mbaruar mandati!!!! Por, ajo që bënë të dyshoj në mënyrën e selektimit të këtyre kandidatëve janë disa faktor! Ajo që më çuditi, është fakti se në listën e personave që plotësojnë kriterët për tu zgjedhur për organet e “Vetingut” ishin PËRJASHTUAR disa jurist të shquar jashtë territorit shqiptar. Në mesin e atyre, emrave që Avokati I Popullit i s’kualifikoi me arsyetimin se nuk plotësojnë kriterët ishin edhe këta jurist (se kishte edhe tjerë):

1. Genci Bilali, Avokat prej 15 vitesh në NYC dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin e Edinburgh!

2. Rezarta Schuetz, Avokate prej 18 vitesh dhe ka mbaruar Juridikun në Universitetin Ëisconsin, me eksperienc në OKB, OSBE etj etj

3. Enton Dimni, me eksperienc 17 vjeçare në drejtësi me projekte të USAID-it dhe BE-së në fushën e ligjit.

4. Klodian Rado, ish-gjyqtar në Shqipëri me Shkollën e Magjistraturës por që ka përfunduar studime edhe në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe me master në Universitetin e York në Kanada.

5. Roland Gjoni,16 vjet eksperienc si jurist mbaruar juridik në Universitetin e Columbia dhe me eksperienc në OKB, UN, USAID, EU, Ëorld Bank etj etj.

6. Sokol Gjyriqi, Avokat në Milano dhe mbaruar studimet juridike në Itali etj….. Në vend të këtyre dhe të tjerë si këta, ishin përzgjedh jurist të ndryshëm, mes tyre edhe të respektuar!

Por në mesin e listës prej 29 të përzgjedhurve nga Avokati I Popullit, nga një verifikim I vogël (googel search) dolën që 6 prej tyre kishin problem dhe nuk duhet të ishin zgjedh. Veç atyre, në listën e të përzgjedhurve gjeta disa emra të ish/drejtuesve të institucioneve të sistemit të drejtësisë super të konsumuar, disa zyrtarë e të deleguar të partive në institucionet aktuale të drejtësisë, përmbarues, noter e ca jurist të tjerë me probleme me ligjin në të kaluarën!!! Ja pra, pse mendoi se kjo reform mban erë të keqe! Që më shtyn të dyshoj se Avokati i Popullit, ka selektuar dhe renditur emra që ia kanë servirur. Se me njerëz të establishmentit nuk pastrohet sistemi I drejtësisë. #reforma_që_sduam# #Vetingu_sbëhet_me_njerëz_të_konsumuar#

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhek23/02/2017 19:17

Qe te futesh ne listen totozani duhet te certifikohesh nga fondacioni soros dhe te kesh teseren e partise turp faqja e zeze te zgjedhin dhe ballen te komisioni dhe ta mbledhin mendjen

Lexo ligjin mulooooo23/02/2017 11:29

O Mulo ja ke fut kot. Ose keshtu te kane urdheruar ta shkruash kete pacavuren. Merre mundimin dhe lexo ligjin per vetingun te pakten, se na ben dhe si gazetar zotrote. Asnje nga 192 emrat nuk skualifikohet, kete te drejte e ka vetem Kuvendi. Lexo, pastaj shkruaj dhe mos na bej sikur ti di te verteten absolute. Ndersa ju llapaqenerit e tjere komentues, para se te shani vereni trurin ne pune.

krasasi tp23/02/2017 08:18

Avokati i Popullit ka qene nje zgjedhje e PS.Ka punuar per PS dhe per administraten publike dhe jo si avokat i popullit.Ne karieren e tij do mbahet mend per spektaklin qe beri duke e kthyer instucionin ne fjetore per komunitetin rom, por pa u shprehur dhe as mbajtur qendrim per pyetjet e bera publike se, ku kane shkuar fondet dhe donacionet e huaja per komunitetin Rom dhe kush i ka menazhuar keto fonde?.A ka konflikt interesi dhe a i eshte neneshtruuar zoterija ligjit te vetingut.

shoqeri civile22/02/2017 22:56

Ke te drejte Flamur, por ku degjohemi ne. Si ka mundesi qe ne 192 aplikime vetem 29 e kaluan. Dhe ne fakt kemi 29 akndidate per 27 vende, nderkohe qe duhet te pakten te kishim dyfish. Pse nuk e zevendesuan Totozanin??? Ka shume pikepyetjese se per ke punon ai. Dhe ai ka punuar disa vjet per SOROS dhe mandje per programin e ligjit

Drini 22/02/2017 22:20

Eshte per tu shqetesuar . duhet te verifikohen mire nga aleatet se dhe Totozani mundet te kete probleme ose presione Kete duan politikanet tane qe ta gatuajne corben ashtu si ce kane bere deri tani Z Lu duhet te nderhyje pa le cfar thon mafiozet qe gjoja bejne dhe protesta per ndershmerine .

Shto koment

Denonco