Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrjeti i prostitucionit, arrest me burg për motrat nga Skrapari dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre

Rrjeti i prostitucionit, arrest me burg për motrat nga Skrapari dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre

17:53, 05/10/2016
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë së “arrestit me burg” për 4 nga 5 personat e vënë në pranga pak ditë më parë, në kuadër të operacionit “Rekrutimi”, të cilët akuzohen trafikim të personave dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për motrat nga Skrapari, Ina dhe Armonela Qama, 23 dhe 25-vjeçe, si edhe për bashkëpunëtorët e tyre, Ardit Shmili, 24-vjeç e Ledian Gjoni, 28-vjeç.

Ndërsa, për taksistin Zamir Hodo u vendos masa detyrim paraqitje Ai cili u arrestua teksa transportonte dy vajza të dyshuara se shfrytëzoheshin si prostituta.

Sipas policisë, grupi ka rekrutuar femra për t’i trafikuar për prostitucion drejt Gjermanisë. Ndërsa dy motrat dyshohet se kanë ushtruar prostitucion edhe në Shqipëri.

    Operacioni dhe funksionimi i grupit

    Arrestimi i tyre u krye gjatë operacionit të koduar “Rekrutimi”, të realizuar nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës.

    Gatë operacionit u ndaluan edhe dy vajzat që po transportoheshin drejt Gjermanisë, të cilat më parë kishin ushtruar prostitucion në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

    Ndaj tyre nisi procedim penal në gjendje të lirë për prostitucion, si dhe u shpall në kërkim edhe një shtetase nga Rumania.

    Sipas policisë, vajza rumune me inicialet P.C. dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani. Vajzat që do të trafikoheshin jashtë vendit ishin pajisur më parë me karta rumune të falsifikuara, që u sekuestruan gjatë operacionit, bashkë me biletat e udhëtimit dhe pasaportat.

    Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një automjet taksi, i cili bënte transportin e vajzave nga Tirana në drejtim të aeroportit të Prishtinës, nga ku bëhej nisja drejt Gjermanisë.

    Dy motrat, Ina dhe Armonela Qama, u afroheshin vajzave të cilat i cilësonin si të përshtatshme për punën që ato synonin dhe më pas u bënin ofertën. Joshja fillonte me idenë se ato do të punësoheshin në agjenci mode, por gjatë takimeve të mëvonshme dhe bisedave mes tyre, vajzat pranonin që të ushtronin prostitucion.

    Klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, i cili ishte bashkëpunëtori më i afërt i dy motrave, por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Ndërsa transporti i tyre në vendet e ndryshme ku ushtrohej prostitucion bëhej me taksi, që drejtohej nga Zamir Hodo. /Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco