FOTO/ Breshëri kallashnikovi banesës së kryeplakut në Mat, ja kush është autori

FOTO/ Breshëri kallashnikovi banesës së kryeplakut në Mat, ja kush është autori

11:54, 24/01/2017
A+ Aa A-

Një breshëri kallashnikovi është qëlluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:15 në fshatin Komsi-Mat, nga një djalë i ri, në drejtim të banesës së kryeplakut të këtij fshati.

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje ka shkuar policia që ka parë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 64-vjeçarit me inicialet A. B., banues në fshatin Komsi, me detyrë Kryeplak i fshatit Komsi, dhe punëtor pranë fabrikës së "Ferrokromit Burrel".

Në drejtim të banesës është qëlluar me armë zjarri automatik nga një distancë rreth 50 metra, ku në njërën nga dhomat e banesës është thyer xhami i jashtëm i dritares, dhe në pjesën e jashtme të banesës ka disa vrima të shkaktuara nga predhat e qitura.

 Grupi hetimor ka mbledhur dhe sekuestruar në vendngjarje  15 gëzhoja. Theksojmë se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është bërë identifikimi i autorit 26-vjeçari me inicialet A. GJ., me precedent të mëparshëm kriminal i cili është shpallur në kërkim ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për motive të dobëta. Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po vijon puna për kapjen e autorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco