Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Tragjedia, zbardhen detaje për viktimat: Izabela, vajza e dytë e familjes që vdes në aksident

Tragjedia, zbardhen detaje për viktimat: Izabela, vajza e dytë e familjes që vdes në aksident

12:04, 13/10/2016
A+ Aa A-

Të tjera detaje tronditëse mësohen rreth aksidentit tragjik të Sukthit, ku humbën jetën tre vajza, Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti dhe një djalë, Dashnor Deliallisi.

Izabela Gega është vajza e dytë e familjes Gega që humb jetën në aksident. Në vitin 1987 një aksident i rëndë në zonës e minierës së boksideve në Dajt i mori jetën motrës së saj, asokohe 9 vjeçe.

Një autobus me nxënës shkolle u rrezua pranë boksideve ku midis viktimave ishte edhe Manjola, motra e Izabelës.

Po kështu, burime pranë familjes thanë se Izabela kishte jetuar për shumë vite në Greqi, ku ka qenë e martuar, por sëfundmi ishte e divorcuar. Ndërsa i ati, Pëllumb Gega jeton në Itali me vajzën tjetër dhe fatkeqësisht të vetmen, pas tragjedisë së rëndë. /Opinion.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco