Zbulohen emrat e 4 viktimave të aksidentit, vajzat po shkonin në Greqi/ Emrat dhe fotot e tyre Në foto: 3 viktimat, Elona Xhuti majtas, Izabela Balla në mes dhe Greta Sherifi djathtas.

Zbulohen emrat e 4 viktimave të aksidentit, vajzat po shkonin në Greqi/ Emrat dhe fotot e tyre

07:44, 13/10/2016
A+ Aa A-

Policia ka njoftuar emrat e  viktimave të aksidentit në austradën Tiranë - Durrës: Djali quhet Dashnor Deliallisi, 36 vjeç nga Durrësi kurse vajzat: Elona Zhuti, Izabela Balla, 33 vjeçe dhe Greta Sherifi nga Saranda, 23 vjeçe, që drejtonte mjetin. Ato po shkonin në Greqi, atje ku jetonte Izabela.

Policia dha vetëm inicialet e tyre kur njoftoi se “mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë” 

Viktima mashkull, Dashnon Deliallisi, ishte baba i dy fëmijëve dhe emigrant në Itali.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ai ka qënë duke udhëtuar në sens së kundërt në autostradë me 150 km në orë dhe si pasojë, është përplasur me makinën që vinte përballë dhe ku udhëtonin 3 vajzat, që po njesoj humbën jetën nga përplasja e fortë e mjeteve.

Targa e Benzit ku udhëtonin 3 vajzat është: AA 694 IL ndërsa BENZ-i që drejtohej nga djali kishte targat: AA 979 GV.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco