Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

FOTO/ Jeta luksoze çon në pranga ‘turistët e krimit’, 6 shqiptarë të arrestuar

FOTO/ Jeta luksoze çon në pranga ‘turistët e krimit’, 6 shqiptarë të arrestuar

17:52, 29/11/2016
A+ Aa A-

Prej më shumë se një muaj ata qëndronin në Sassuolo të Italisë, në një rezidencë luksoze me katër yje, ku kishin marrë me qira tre dhoma, që kushtonin rreth 800 euro në muaj secila. Të gjithë shqiptarë, të njohur si “turistë të krimit”, pjesëtarë të një bande që merrej me vjedhje.

Por, të premten e shkuar nisi një aksion nga policia e Pavullo-s, që çoi më pas në arrestimin e tyre. Gjatë një kontrolli të territorit nga policia, një makinë ka injoruar shenjën e policisë për të ndaluar dhe ia ka mbathur. Pas një ndjekjeje të shkurtër, makina u ndal dhe katër personat që ishin aty morën arratinë në këmbë. Policia arriti të bllokojë një 27-vjeçar.

Ndërsa, makina me të cilën lëviznin të rinjtë, rezultonte një ‘fantazmë’: Pronë e një kompanie e mbyllur vite më parë. Hetimet vijuan dhe çuan në identifikimin e anëtarëve të tjerë të bandës.

Gjatë agimit, raportojnë sot mediat lokale, policia mësyu në banesat ku qëndronin shqiptarët dhe arrestuan pesë persona.

Të gjithë shqiptarët e vënë në pranga janë të moshës mes 39 dhe 22-vjeç (identiteti i tyre nuk bëhet i ditur).

Në tre dhomat, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan çdo lloj materiali: para, bizhuteri, ora, celularë, por edhe disa mjete që përdoreshin për vjedhje.

Materialet e sekuestruara raportohet se kanë një vlerë prej më të madhe se 30 mijë euro.

/Syri.net/

    Materialet e sekuestruara

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco