Gjen ish-të dashurën në autobusin e Kombinatit, i riu e masakron

Gjen ish-të dashurën në autobusin e Kombinatit, i riu e masakron

15:49, 21/03/2018
A+ Aa A-

Një djalë i ri, është futur në telashe pasi përballja me ish- bashkëjetuesen e tij në stacionin e autobusit të Kombinatit e ka bërë të humbasë kontrollin.

20 vjeçarja me inicialet E. C., banuese në Tiranë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje prej tij, por kjo s’e ka ndalur të riun ta shajë dhe kanosë me fjalë.

Policia po punon për shoqërimin e të riut B. D, i cili akuzohet se ka shkelur Nenin 321 të Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. D., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, te stacioni i autobusit, ka kanosur me fjalë ish-bashkëjetuesen, E. C., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

Punohet për shoqërimin e B.D. Neni 321 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco