Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Operacioni 'Mesnata' kundër vjedhjes së lopëve: Hajduti kapet me 3 lopë në furgon, tjetri shpallet në kërkim

Operacioni 'Mesnata' kundër vjedhjes së lopëve: Hajduti kapet me 3 lopë në furgon, tjetri shpallet në kërkim

09:26, 16/11/2016
A+ Aa A-

Një operacion i posaçëm i Policisë së Tiranës i koduar si “Mesnata”është organizuar me qëllimin për të kapur hajdutët e gjësë së gjallë në disa fshatra në Shqipërinë e mesme, që po bënin kërdinë.

Policia e Tiranës bashkëpunoi me atë të Rrogozhinës, Vorës dhe Durrësit dhe arrestoi më datë 15 nëntor, Ektor Lokën, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe shpalli në kërkim -A. P, 48 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje". Gjatë arrestimit në flagrancë, Lokës iu sekuestrua furgoni me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur C. H., dy aparate celuarë dhe 60.000 lekë.

Sipas Policisë, ‘arrestimi i shtetasit Ektor Loka dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. P., u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, për një periudhë dymujore, dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal në vjedhjen e gjësë së gjallë (lopë dhe viça) në Kavajë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë.

Gjatë periudhës shtator - Nnntor 2016, u janë dokumentuar me prova ligjore se kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj. K.

Vjedhje ndodhur më datë  15.10.2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H.

Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K.

Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M.

Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M.

Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.

Gjithashtu përveç rasteve të sipërcituara janë dokumentuar dhe dy raste vjedhjesh të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Durrës.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsorë Kavajë ,për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga Neni 134/2-25 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco