Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Plagosja me thikë në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Plagosja me thikë në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

16:13, 15/12/2017
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhen detaje lidhur me plagosjen e një të riu, të ndodhur pasditen e sotme në bulevardin "Gjergj Fishta".

Policia njofton se: Rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë  se në bulevardin "Gjergj Fishta", po konfliktohen dy shtetas.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në bulevardin "Gjergj Fishta ", ka ndodhur një konflikt ndërmjet dy  shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco