Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

EKSKLUZIVE/ Zbardhen lidhjet e Tahirit me Sotën, ja dokumentet e Prokurorisë

EKSKLUZIVE/ Zbardhen lidhjet e Tahirit me Sotën, ja dokumentet e Prokurorisë

20:16, 12/12/2017
A+ Aa A-

Provat që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur sot në Gjykatën për Saimir Tahirin, tregojnë edhe lidhjet që ish ministrit i Brendshëm ka me Orest Sotën. Këtij të fundit, më 1 nëntor iu gjetën në makinë një sasi prej 863.100 euro, për të cilat organi i akuzës ka dyshime se lidhen me aktivitete të paligjshme të Tahirit.

Sipas hetimeve të prokurorisë, të paraqitura në gjykatën e Krimeve të Rënda, “të dhënat e marra nga sistemi Tims japin njoftime për njohjen midin shtetasit në hetim Saimir Tahiri e ish-shoferit të tij, Gentian Çeka, me shtetasin Orest Sota dhe familjarët e këtij të fundit, për shkak të disa udhëtimeve jashtë shtetit, me automjete të njëjta”.

Udhëtime që Prokuroria i ka specifikuar (në shkresën më poshtë).

    Me datë 24.02.2017, ora 08:05 shtetasi Orest Sota ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë MB 279 AA , e cila rezulton në inventarin e mjeteve të Ministrisë së brendshme.  Me këtë mjet ka disa hyrje-dalje shtetasi Gentian Çeka, shoferi i shtetasit Saimir Tahiri.

    Me datë 07.07.2017, ora 22:14 shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistruar në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës. Është kthyer me datë 09.07.2017, ora 15:39, nga e njëjta pikë kalimi dhe me automjetin me targë AA101DJ, që rezulton e regjistruar në emrin e shoqërisë “IKONA” me pronar Lefter Sota, babai i Orestit.

    Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Porti Durrës, me automjetin AA516NU(i regjistruar në emrin e shtetasit Endri Hasa nga Elbasani dhe ska lidhje me familjen Sota) dhe nga linja “Bari-Rigel-Duni”. Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:19, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë, por nuk ka të regjistruar mjetin me të cilin është kthyer. Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Orest Sota ka dalë nga Porti Durrës, me linjën “Bari-Rigel-Duni”(nuk ka të dhëna për mjetin apo mënyrën e lëvizjes së tij). Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:22, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë. Me automjetin AA101DJ kanë hyrje-dalje shtetasit Orest Sota dhe Gentian Çeka.

    Në mënyrë të përmbledhur rezulton se: Shtetasi Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX që është në pronësi të familjes SOTA. Shtetasi Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS që është në pronësi të Orest Sotës. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka një hyrje me makinën me targë AA973RX që është në pronësi të Ardit Sotës.

    *‘Saimiri donte diamante’, Zbulohet vendimi i gjykatës: Ja provat që fundosin Tahirin

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco