Bomba e gazetares: Prokurori që hetonte Dakon kërkoi ndihmën e 3 ambasadave ...

Bomba e gazetares: Prokurori që hetonte Dakon kërkoi ndihmën e 3 ambasadave ...

22:34, 20/11/2017
A+ Aa A-

Prokurori Anton Martinaj,  i cili po hetonte kryebashkiakun Vangjush Dako do të jetë neser në Prokurori dhe do te merret në pyetje për të gjitha deklaratat që ka bere. Kjo u bë e ditur nga  gazetarja Anduena Llabani në emisionin “Opinion”.

 “Unë kam konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka çështje penale ndaj Dakos. Anton Martinaj do thirret nesër dhe do pyetet për gjithcka që ka thënë, pretenduar. Martinaj kam marrë vesh që është thirrur në zyrën e prokurorit dhe është njoftur qe nga i komanduar do shkojë në prokurorinë e Shkodrës.

Ai mësohet se ka thënë që kam çështje në hetim që s’dua ti lë dhe atij nuk i është lënë vend për komunikim të mëtejshëm,  por urdhri i prokurorisë duhet zbatuar. Unë kam konfirmuar se disa muaj më parë prokurori Martinaj i është drejtuar 3 ambasadave më të rëndësishme në vend dhe u ka kërkuar ndërhyrje se ka çështje të rendesishme në hetim dhe s’duhet të largohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco