Dy burra e një grua nga Shqipëria arrestohen për drogë në Foggia, ja emrat

Dy burra e një grua nga Shqipëria arrestohen për drogë në Foggia, ja emrat

16:34, 21/10/2017
A+ Aa A-

Karabinierët e Bërthamës Operative të Foggias kanë kryer të enjten në mëngjes kontrollin e një shtëpie në zonën Vaccarella, pas sinjalizimit se disa qytetarë shqiptarë që banonin aty mund të ishin në zotërim të një sasie të madhe lëndësh narkotike.

Para se të zbardhte, karabinierët rrethuan shtëpinë dhe hynë në aksion për ta kontrolluar. Në një moment, një nga të dyshuarit, i pavetëdijshëm se tashmë nuk mund të bënte dot asgjë për të shpëtuar, kërkoi të hiqte qafe një thes të madh plastik plehrash, duke e hedhur përtej gardhit rrethues të shtëpisë, për të tentuar më pas arratinë nga dera e pasme.

Brenda shtëpisë u gjetën dhe bllokuan tre persona, të gjithë shqiptarë, dy burra e një grua: Paola Muhametaj, lindur më 1997, Jurgen Bubeqi (1982) dhe Xhulio Mançe (1991). Kontrolli i karabinierëve u mbyll me gjetje parash të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës, dokumenta falso dhe rreth katër kile marijuanë, brenda thesit të plehrave. Të tre shqiptarët u arrestuan për zotërim lëndësh narkotike me qëllim shitjeje.

Foggia Today – Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco