Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përse Rama po e sulmon opozitën shqiptare me ‘kartën ruse’?

Përse Rama po e sulmon opozitën shqiptare me ‘kartën ruse’?

Nga SYRI.net - 08/03/2018

Nuk është aspak çudi që sulmi sorosian me “kartën ruse” të arrijë edhe në Shqipëri. Pasi ka nisur kundër Trump dhe vazhdon me intensitet të lartë. Pasi është aplikuar pothuajse në të gjithë vendet perëndimore kundër forcave anti-establishment. Ky sulm është mekanizmi kryesor i mbrojtjes dhe sulmit të establishmentit në përballjen me forcat dhe individët anti-establishment. Në krye të këtij sulmi me “kartën ruse” qëndron Soros në SHBA dhe kudo në planet, ndërkohë që mbështetësit e tij dhe të establishmentit janë aktivizuar në mënyrë agresive në këtë betejë historike.

Sulmi sorosian më “kartën ruse” është shpikje e Soros kundër Trump…

Prej më shumë se 20 muajsh, Soros sulmon Trump me kartën ruse. Se rusët kanë manipuluar zgjedhjet në SHBA duke ndihmuar Trump të fitojë postin e Presidentit. Se Trump dhe familja e tij kanë qenë të lidhur si gjatë fushatës por edhe më parë me agjentë rusë. Se këshilltarë të afërt e të rëndësishëm të Presidentit Trump kanë biseduar me ambasadorin rus në Uashington dhe agjentë rusë duke shitur interesat amerikane. Se njerëz të afërt të familjes deri edhe dhëndri i Trump kanë qenë të implikuar në afera korruptive dhe spiunazhi me rusët. Prapa kësaj strategjie për të sulmuar Trump dhe qeverisjen e tij qëndron Soros me “kartën ruse” dhe me të vetmin synim ndotjen e Trump në sytë e publikut amerikan.

Në sulmin sorosian me “kartën ruse” të përfshirë edhe segmente të institucioneve

Gjërat kanë shkuar aq larg sa në këtë çështje janë përzier shumë segmente të isniticioneve të rëndësishme të SHBA, që nga FBI e CIA e deri senatorë e kongresmenë të të dy krahëve. Por edhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare apo të vëndeve të tjera demokratike, apo shërbime të tyre të sigurisë. Pas të gjithë këtyre veprimeve apo këtij sulmi me “kartën” ruse qëndrojnë idetë, paratë dhe inati ekstrem i Sorosit për të goditur kundërshtarin e tij Trump, por në realitet kjo vjen nga frika se lëvizja anti-establishment e Trump, ndoshta më e madhja dhe më e fuqishmja pas luftës së dytë botërore dhe më radikalja kundër statukuosë në vendet perëndimore, do të ndriçojë edhe të gjithë bëmat e Soros e të shpurës së tij, në SHBA e kudo gjetkë në botë.

Sulmi sorosian me “kartën ruse” kryhet nga mediat e establishmentit…

Soros ka financuar e vazhdon të financojë të gjithë mediat kryesore amerikane e ato gobale të cilat ishin shumë aktive gjatë fushatës presidenciale duke sulmuar ashpërsisht Trump. Ato media që nuk lënë rast pa shkruar artikuj për lidhjet e sajuara nga makineria e “fake neës” të Trump me Rusinë. Ato media që çdo ditë angazhojnë politikanë të majtë, analistë apo ekspertë, në SHBA e në të gjithë globin, që përpiqen të krijojnë përshtypjen se Trump është mbështetur nga rusët e njerzit e afërt të Putin dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me rusët kundër interesave të SHBA. Janë pikërisht ato media që deri dje në SHBA, perceptoheshin në botën perëndimore, e madje deri në Shqipëri, për paanësinë e profesionalizmin e tyre, si CNN, Nju Jork Times, apo Uashington Post, e tjerë, të cilat prej më se 20 muajsh janë angazhuar në një betejë të paprecedentë, për jetë a vdekje, kundër Trump, duke përdorur kundër tij “kartën ruse” të sponsorizuar fuqimisht nga Soros.

Sulmi sorosian me “kartën ruse”, kundër simpatizantëve të Trump në të gjithë planetin…

Soros ka vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për të sulmuar me kartën ruse të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit e Trump në botën demokratike dhe kudo në planet. Sulmet e Soros me kartën ruse janë prezentë dhe me intensitet të lartë kundër kryeministrit hungarez Orban, madje duke angazhuar kundër tij edhe segmente të establishmentit të Bruksel dhe vende të rëndësishme të BE. Sulmet me kartën ruse janë përdorur fuqimisht kundër drejtuesve anti-establishment në Poloni. Sorosi vuri në lëvizje makinerinë e shpifjes e të përdorimit të “kartës ruse” edhe kundër forcave anti-establishment gjatë zgjedhjeve në Gjermani e Francë.

Në Itali gjatë zgjedhjeve të fundit, të gjithë ata forca politike apo individë që u pozicionuan kundër establishmentit jo vetëm do të cilësoheshin nga media sorosiane apo politikanë të mbështetur prej tij si forca “të ekstremit të djathtë apo fashiste” por edhe të lidhura me rusët e me Putin. E njëjta gjë po ndodh me Britaninë që po e sulmon Sorosin për ndërhyrje me shuma të majme për të kthyer mbprapsh Brexit. Kryeministri sllovak do të sulmonte Presidentin e vendit të tij për nxitje të trazirave në bashkëpunim me Soros. Po kështu edhe në vendet e Ballkanit, në Rumani, në Bullgari, Maqedoni, Kroaci, Bosnje e tjerë, “ushtarët e Sorosit” në koordinim me mbeturina apo zgjatime të establishmentit global po sulmojnë me “kartën ruse” cilëndo forcë politike apo individ që përqafon “ideologjinë e së djathtës konservatore” apo ideologjinë anti-Soros.

Sulmi sorosian me “kartën ruse” është bërë qesharak

Është ekzagjeruar aq shumë sulmi sorosian me “kartën ruse” duke akuzuar të gjithë kundërshtarët e establishmentit kudo në planet sa që edhe vetë Putin është shprehur i çuditur se sa i “fortë paska qenë” për të ndërhyrë e manipuluar zgjedhjet në vendet më demokratike të botës, për të ndikuar në ekonomitë e vendeve më të pasura të botës, për të pasur ndikim në zgjerimin e BE, për të orkestruar forcat politike anti-establishment në vendet e BE dhe kudo gjetiu. Aq qesharake janë bërë akuzat me “kartën ruse” të Sorosit dhe për lidhjet e drejtuesve të forcave politike perëndimore saqë janë vënë në dyshim forca dhe fuqia e vendeve demokratike perëndimore përballë Rusisë për të shmangur apo zmbrapsur ndërhyrjen ruse. Ekzagjerimi me “kartën ruse” ka vënë në pikëpyetje deri edhe mundësinë e perëndimit për të përballuar Rusinë në beteja globale dhe fuqinë e demokracisë kundër sistemeve të tjera jodemokratike apo autoritare.

Sulmit sorosian me “kartën ruse” s’mund ti shmangej Shqipëria

Rama, i ndodhur në një situatë të vështirë për shkak të rrënimit të qeverisjes së tij nga lidhjet me krimin dhe trafiqet dhe të sulmeve të opozitës për implikimin e tij dhe të ministrave të tij në afera korruptive e bashkëpunim me trafikantë, i ka bërë thirrje “kartës ruse” sorosiane për ta përdorur kundër opozitës. Ky sulm i sponsorizuar majmërisht nga Rama dhe i mbështetur nga Soros bazohet në të marifete e mekanizma, kryhet me të njëjtat media të majta në SHBA e Europë dhe amplifikohet nga e njëjta makineri. Ky sulm kërkon të krijojë përshtypjen se opozita shqiptare nuk duhet mbështetur sepse veprimet e saj janë të koordinuara dhe mbështetura nga rusët. Se qeverisja e suksesshme e Ramës po pengohet nga lidhjet e opozitës me agjentët rusë. Se opozita shqiptare është kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe kërkon të forcojë lidhjet me Rusinë për ti hapur rrugën ndikimit rus në Shqipëri dhe prezencës ruse në ekonominë shqiptare. E të tjera mbroçkulla qesharake. Nuk është aspak habi që Rama ka thirrur në ndihmë për të goditur opozitën shqiptare “kartën ruse” sorosiane; është po i njëjti orientim me të cilin Rama goditi Trump si “turp i njerëzimit” dhe orientoi Shqipërinë të votonte kundër SHBA dhe kundër Izraelit në OKB. Është po i njëjti orientim që e shtyn Ramën të dëmtojë çështjen e pavarësimit të Kosovës me kartën e ndarjes së saj apo të bashkimit të saj me Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco