Vëllai i vdiq në gjyq, këngëtari i njohur shpërthen keq

Vëllai i vdiq në gjyq, këngëtari i njohur shpërthen keq

12:14, 23/11/2017
A+ Aa A-

 Pak ditë pasi humbi vëllain të tij, këngëtari i njohur Dashnor Dika përmes disa rreshtave në faqen e tij në Facebook përgënjeshtron lajmet në media për motivin e humbjes së vëllait.

“Mos te lente zoti pa shok dhe pa miq…kjo shprehje e urte popullore ju perket te gjithe juve qe me ndejtet prane fizikisht dhe virtualisht ne momentet e humbjes nga jeta te vellait tim te shtrenjte, respekte maksimale per te gjithe ju , paçi vetem gezime ne familiet tuaja dhe zoti ju bekofte  [????]  , …

sa per sqarim per disa portale qe nuk din te verteten e humbjes te vellait tim, dhe per tjetersimin e te vertetes nga ana tyre ku sipas tyre thuhet se ( vellai im ka ndruar jete ne dyert e gjykates pasi ka pasur nje ceshte gjyqesore )

Ju bej me dije se vellai im ishte punonjes ne ate gjykate si shofer i kryetares se gjykates te rrethit Tirane.

Mbas nje nderhyrje kirurgjikale kardiake ne USA para pak kohesh, nuk mundi qe jeta tij te kishte vazhdim normal, un nuk mbaj meri askend nga ju sepse dhe vete vellai me thoshte shpesh ” Mundohu ta bindesh tjetrin me paqe dhe miresine tende ” ju perqafoj te gjitheve. ”, shkruan Dashnor Diko në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco