Trump kundër republikanëve 'rebelë' që mbështesin ‘Obamacare’

Trump kundër republikanëve 'rebelë' që mbështesin ‘Obamacare’

15:28, 23/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kritikuar  republikanët që po refuzojnë të mbështesin përpjekjet e fundit për të rrwzuar reformën shëndetësore të Obamës . 

Duke folur në Alabama, ai tha se senatorët e partisë së tij që kundërshtonin shfuqizimin nuk kishin "guxim për ta votuar".
Senatori John McCain bëri një goditje potencialisht fatale kur tha se nuk mund të votonte për të sepse nuk donte të kishte brenga në ndërgjegje .Presidenti Trump tha se kritika e tij ishte "e papritur" dhe "e tmerrshme".

"Më dhanë  që 10 republikanë ishin absolutisht kundër ", tha ai. "John McCain nuk ishte në listë....një gjë krejtësisht e papritur dhe e tmerrshme".

McCain i cili po lufton edhe ndaj tumorit në tru, tha se “nuk mundet ta votojë me ndërgjegje të plotë” planin e ri, i cili mbështetet nga presidenti Donald Trump.

Sipas McCain, është diçka e gabuar të miratohet një legjislacion me ndikim kaq të gjerë, pa kontributin e dy partive kryesore në SHBA. Republikanëve iu duhen 50 vota në Senatin 100-vendësh, të cilin e kontrollojnë me vetëm 2 vota plus, 52 republikanë me 48 demokratë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco