Katër emigrantë të vdekur në brigjet e detit Marmara

Katër emigrantë të vdekur në brigjet e detit Marmara

21:26, 22/09/2017
A+ Aa A-

Katër persona kanë humbur jetën në një anije peshkimi që u fundos në bregdetin Turk, në detin Marmara, thuhet në njoftimin e rojeve të bregdetit.

Anija është fundosur në provincën veriperëndimore të Kocaelit, vetëm pak kohë pasi personat në anije kishin kërkuar ndihmë.

Në njoftim thuhet se 38 migrantë janë shpëtuar.

Ende nuk është bërë e ditur origjina dhe destinacioni i migrantëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco