FOTO/ Njihuni me qytetin e parë të oktapodëve të zbuluar në botë

FOTO/ Njihuni me qytetin e parë të oktapodëve të zbuluar në botë

09:10, 19/09/2017
A+ Aa A-
Okapodët njihej prej kohësh si krijesa shumë të vetmuara. Biologët detarë dikur mendonin se ata banonin në ujërat subtropikale jashtë Australisë lindore dhe veriore të Zelandës së Re në vetmi, duke u takuar për t'u bashkuar vetëm një herë në vit. Por tani ka prova që këta cefalopodë nganjëherë jetojnë në qytete të vogla nënujore .


Në Jervis Bay, jashtë Australisë Lindore, studiuesit zbuluan kohët e fundit 15 oktapodë të zymtë që mblidheshin, komunikonin, banonin së bashku dhe madje dilnin me njëri-tjetrin në një vend që shkencëtarët e quajtën "Octlantis".

Ekipi ndërkombëtar i biologëve detarë, i udhëhequr nga profesor David Scheel, filmoi këto krijesa që shfaqin sjellje komplekse shoqërore . Studimi i tyre u botua në revistën “Marine” dhe “Freshëater Behavior”.

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar sjellje sociale të këtyre krijesave, të cilat deri më tani mendohej se ishin të vetmuara. Në Australi u konstatuan "takime" të oktapodëve, komunikim mes tyre dhe sjellje sociale e panjohur më parë./SYRI.net/

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco