Shakaja që i kushtoi jetën polices 28-vjeçare

Shakaja që i kushtoi jetën polices 28-vjeçare

12:53, 21/07/2017
A+ Aa A-

Kishte vetëm 23 ditë që kishte nisur punën e re në polici, por një shaka e kolegut të saj i kushtoi jetën.

28-vjeçarja Umran Yetisken vdiq pasi u qëllua me plumb nga kolegu teksa po bënin shaka me njëri-tjetrin.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “DHA” ngjarja e rëndë ndodhi në Antalja mbrëmjen e djeshme.

E reja sapo kishte marrë një hyrje me qira në pallatin ku jetonin edhe kolegët e saj dhe shkoi për vizitë tek Sait, 24-vjeç.

Tre miqtë që punonin si policë të ndërhyrjes së shpejtë hëngrën darkë ndërsa Sait. po pastronte pistoletën në tryezë kur në përpjekje për t’i bërë një shaka koleges së re e qëlloi me plumb në anën e majtë të gjoksit.

Megjithëse ambulanca mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, mjekët e Spitalit Mesdhetar në Antalja nuk arritën t’i shpëtonin jetën të resë.

Sait dhe kolegu tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestuan nga policia. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco