ISIS hedh në erë xhaminë simbol, vendi ku u shpall ‘Kalifati’

ISIS hedh në erë xhaminë simbol, vendi ku u shpall ‘Kalifati’

21:47, 21/06/2017
A+ Aa A-

ISIS ka shpërthyer xhaminë e madhe të ‘al-Nuri’ në Mosul, njoftuan këtë të mërkurë forcat irakene.

Xhamia ishte vendi ku ISIS shpalli të ashtuquajturin "Kalifat" në 2014-ën.

Megjithatë, ISIS pretendon se ishin avionët amerikanë që shkatërruan xhaminë në një sulm ndaj tyre, në një deklaratë të lëshuar “Amaq”, media propagandistike e grupit terrorist.

"Forcat tona po përparonin drejt objektivave të tyre në Qytetin e Vjetër dhe kur arritën brenda 50 metrave larg xhamisë Daesh (ISIL) kreu një tjetër krim historik duke hedhur në erë xhaminë," njoftoi në një deklaratë gjenerali i Përgjithshëm Abdulamir Yarallah, Komandant i ofensivës së Mosulit.

Kjo xhami është një vend simbol për ISIS pasi aty, lideri Abu Bakr al-Baghdadi shpalli krijimin e Kalifatit. 

Image

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco