Të mbijetuarit dëmshpërblehen me shtëpi luksoze në zemër të Londrës

Të mbijetuarit dëmshpërblehen me shtëpi luksoze në zemër të Londrës

15:08, 21/06/2017
A+ Aa A-

Të mbijetuarit e zjarrit të fuqishëm në kullën Grenfell në Londër do të dëmshpërblehen me shtëpi luksoze në zemër të Kensingtonit, tha qeveria.

Gjashtëdhjetë e tetë apartamente me nga një ose dy dhoma gjumi janë blerë për familjet që  mbijetuan flakëve të kullës, shkruan “BBC”.

Apartamente janë "banesa të sapondërtuara sociale" në një kompleks ku çmimi i shtëpive private fillon në 1.5 milion funte.

Të paktën 79 banorë humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë pasi zjarri përfshiu bllokun rezidencial në perëndim të Londrës një javë më parë.

Dy ditë më parë komandanti i zjarrfikësve njoftoi hapur se numri i viktimave do të ishte i frikshëm dhe mund të arrinte deri në 150 persona.

Operacioni i rimëkëmbjes në bllokun e djegur të banesave ka rifilluar dhe mund të duhen disa javë për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes. 

Ndërkohë, Kryeministria Theresa May pranoi se mbështetja për familjet e kullës në "orët e para të tragjedisë" nuk ishte "mjaft e mirë".

Deklarata erdhi pasi May u takua me vullnetarët që po ndihmojnë viktimat dhe disa prej banorëve tashmë të pastrehë.

May është mbrojtur duke thënë disa herë se është bërë e pamundura për të shmangur një tragjedi kaq të madhe: “Ishte një tragjedi mjaft e tmerrshme, – tha ajo./SYRI,net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco