Skandali i ’Panama Papers’, Kryeministri pakistanez thirret nga gjykata

Skandali i ’Panama Papers’, Kryeministri pakistanez thirret nga gjykata

10:02, 12/06/2017
A+ Aa A-

 Kryeministri pakistanez u thirr para një komisioni i ngarkuar për të hetuar për akuzat e korrupsionit që shënjestrojnë familjen e tij e përfshirë nga skandali i “Panama Papers”, njoftuan drejtues lokale.

Kryeministri Nawaz Sharif akuzohet për fshehje të vërtetës ndaj shoqërive dhe pasurive të patundshme të drejtuara nëpërmjet kompanive off-shore nga fëmijët e tij, kryesisht nga vajza Maryam Nawaz, perceptuar si trashëgimtarja e tij në politikë.

Familja është e akuzuar për korrupsion, një çështje që ka tërhequr vëmendje prej disa muajsh dhe tashmë mund të çojë në shkarkimin e Sharif një vit nga zgjedhjet.

“Qeveria mori një letër nga ana e Komisionit të Përbashkët Hetimor, ku i kërkon kryeministrit të paraqitet para këtij Komisioni, dhe ai do të paraqitet”, bëri të ditur dje në mbrëmje ministrja e Informacionit, Marriyum Aurangzeb në televizion./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco